top of page

Një sqarim i domosdoshëm:


Prej ditës kur nisën Protestat, kam folur e kam shkruar për Matrapazët e Zemëratës.


Kurrë në asnjë fjalë e në asnjë shkrim e në asnje video, e në asnjë postim, e në asnjë deklaratë a sjellje timen nuk kam shkruar e as folur e as vepruar kundër Protestave si Parim dhe si e Drejtë Kushtetuese e Demokratike, e as kundër qytetarëve me Plagë.


Kurrë.


Çdo ditë kam folur e kam shkruar e kam vepruar duke shprehur neverinë time për Prapaskenën e Matrapazëve të Zemëratës.


Protestuesit e ndershëm e të sinqertë kanë dashurinë, respektin, e nderimin tim të pafund e plot përunjësi.


Matrapazët e Zemëratës, ata që luajnë në “prapaskenë”, ata që kanë qenë e janë “njerëz për plaçkë”, janë Partitë e Vjetra të Regjimit PS - PD - PLSI, janë edhe Partitë e Reja Surrogato të krijuara nga vetë Regjimi PS - PD - PLSI…


Me këta e kam unë.


Nuk kam asgjë me Protestat e me Protestuesit.


Kurrësesi.


Gjithë beteja ime është kundër “Matrapazëve të Zemëratës”, pra kundër Plaçkaxhinjve të Regjimit PS - PD - PLSI si edhe kloneve që këta kanë krijuar si Parti të Reja…


Protestat dhe Protestuesit kanë nderimin dhe respektin tim pafund.


“Matrapazët e Zemëratës” kanë luftën time, denoncimin tim dhe përbuzjen time të plotë e të parreshtur.


Kaq dhe e mbyll këtu këtë sqarim sepse nuk kam më asgjë për të shtuar për Protestat e Revolucionin.


Çfarë kam pasur për të thëne e kam thënë.


Kush e ka kuptuar, faleminderit.


Kush nuk e ka kuptuar, kërkoj mirëkuptimin që të lejojmë kohën të flasë.


Koha flet gjithmonë të vërtetën.


Çdo përpjekje për të më ritërhequr në debate e diskutime për Protestat e Protestuesit me qëllim për të ushqyer keqkuptime e keqintepretime, mbaron sot e këtu.


E di që ProfilakTiksat dhe Partia e ProfilakTiksave e kanë si merak të madh këtë çështje, por u them se unë jam kundër e përballë ProfilakTiksave dhe Matrapazëve të Zemëratës si këta.


E kam me ju ProfilakTiksa, nuk e kam me Protestën e Protestuesit.


Jam përballë e kundër jush ProfilakTiksa.


Nuk jam përballë e kundër Protestave e Protestuesve.


Jam përballë e kundë Matrapazëve të Zemëratës.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page