Njeriu nuk bëhet i qartë nga rasti, por nga akordimi i brendshëm

Si instrument që s’luan dot pa u rregulluar, edhe shpirti kërkon akord, mendja me të vërtetën, vullneti me të drejtën, zemra me të mirën.
Lutja është akordi i parë, puna e ndershme janë notat, drejtësia është ritmi.
Kur kjo muzikë brenda teje përputhet me vullnetin e Zotit, dita nuk kërkon fjalë të mëdha, por vazhdim me cilësi.
Vështirësitë nuk prishin këngën, vetëm tregojnë nëse ke qenë i akorduar.
Porosia ime e ditës (për veten time e për këdo që ka dëshirë ta lexojë e konsiderojë..), ruaj akordin, mos e lër shpirtin të bjerë nën ton.
Atëherë çdo hap kthehet në melodi që ringjall.





Comments