top of page

Për të gjithë idiotët trushkulur që pa menduar, pa kërkuar, pa kujtesë, pa moral, pa nder dhe sidomos pa më njohur fare, më bëjnë papushim mesazhe e komente të tipit:

14 minutes ago
2 min read

Po kundër Edi Ramës e kundër Qeverisë pse nuk shkruan?


Ja ku keni vetëm 1 të 100tën e postimeve e artikujve, që unë kam shkruar kundër Edi Ramës, o shpirtzbrazur e barkdreqën…


Ja ku i keni vetëm me një kërkim sipëfaqësor e të shpejtë…


Në 36 vite kam me mijëra postime, artikuj, qëndrime, intervista, videomesazhe, live, tekste, fjalime, kundër Edi Ramës, Fatos Nanos, Ilir Metës, e kundër të Majtës e kundër PS, edhe kur të Majtët e PS kanë qenë në Opozitë edhe kur kanë qenë në Pushtet…


Sidomos, kundër Edi Ramës kam me siguri mbi 500 artikuj të botuar në Mediat e Kohës, Panorma, Sot, CNA, MAPO, Standard, Koha Jonë, etj, etj…


Kundër Hajdutëve të PS e kundër Hajdutëve në Qeverisjen e Edi Ramës kam bërë beteja në Sheshe e në Salla, i vetëm dhe me LRE Rinisja…


Por ju o barkdreqën, nuk lexoni, nuk dëgjoni, nuk njohni asgjë tjetër veç: Porosive të Partive tuaja, Propagandës e Heronjve të Mediave që mbahen nga Partitë tuaja e mbajnë Partitë tuaja.


Ju ngatërroni, mohimin mediatik, ndalimin mediatik, censurimin mediatik që më kanë bërë mua mediat e Regjimit PS - PD - PLSI, me heshtjen a mosfoljen time…


Nuk kam heshtur asnjë ditë.


Nuk kam bërë pushim unë asnjë ditë.


Por mediat e Oligarkëve të Regjimit PS - PD - PLSI - Parti të Reja, kanë vendosur të më shuajnë, asgjësojnë, mohojnë, censurojnë e dënojnë me harresë mua…


Ndaj kush më ndjek realisht e rregullisht në Rrjetet e mia Sociale, e di që unë jam çdo ditë në komunikim, veprim, me tekste, qëndrime, videomesazhe, live, e me postime të pandalura e me takime me njerëz të përditshme…


Çfarë nuk dini, e çfarë nuk njihni ju, nuk dmth se nuk ekziston…


Përkundërazi, jam i vetmi i mohuar totalisht nga të gjithë e i sulmuar e mallkuar nga të gjithë njësoj e njëkohësisht, nga PS, nga PD, nga PLSI, nga Partitë e Reja, nga Flamingot, Studentët…


Pse?


Sepse jam i vetmi që them të vërtetën jashtë “Çorbës së Fëlliqët”, të gjithë këtyre së bashku.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page