Njoftim për promovimin e librit Neoshqiptarizmi në Koplik
- Arian Galdini

- Apr 12
- 2 min read
Pas Tuzit dhe Ulqinit, rrugëtimi i Neoshqiptarizmit ndalet në një tjetër stacion të shenjtë të shpirtit shqiptar:
të dielën, më 13 prill, në ora 10:00, në Qendrën Kulturore “Arka” në Koplik, do të jemi në zemër të Malësisë së Madhe për të promovuar këtë vepër që thërret për zgjim, vetëdije dhe lartësim kombëtar.
Malësia e Madhe nuk është vetëm një krahinë. Ajo është një etje për dinjitet që nuk është shuar kurrë, një simbol i pashkëputshëm i shqiptarisë që nuk është dorëzuar.
Në këtë truall ku fjala ka peshë, nderi ka rrënjë dhe kujtesa është gjallë, promovimi i Neoshqiptarizmit merr kuptimin më të thellë: rikthim te rrënjët për të rigjetur udhën përpara.
Çfarë është Neoshqiptarizmi?
Është më shumë se një libër.
Është një thirrje për shqiptarët që kanë mbetur shqiptarë në shpirt, por që kërkojnë kuptim më të lartë në një botë që shpesh i zbeh, i shpërndan, i mënjanon.
Është një doktrinë e re kombëtare, që nuk ngrihet mbi flamuj dhe ceremoni, por mbi moralin e përbashkët, mbi nderin e përditshëm, mbi vlerat që e bëjnë një komb jo thjesht të ekzistojë, por të jetojë me kuptim.
Neoshqiptarizmi fton për një bashkim të madh jo vetëm në troje, por në vetëdije.
Një bashkim jo vetëm të kufijve, por të mendjes, të shpirtit, të qëllimit.
Ai është projekti i një shqiptarie që nuk rri peng e së shkuarës, por e merr atë si gur themeli për të ndërtuar një të ardhme të ndritur e të përbashkët.
Ju ftoj me zemër, të dielën më 13 prill, ora 10:00, në Qendrën Kulturore “Arka”, në Koplik – Malësi e Madhe.
Të takohemi për të ndarë së bashku një ide që buron nga thellësia e shpirtit shqiptar dhe që synon lartësinë e tij.
Sepse Neoshqiptarizmi është më shumë se fjalë e libër, është udhë.
Është kujtim që bëhet vetëdije.
Është rrënjë që bëhet dritë.
Është komb që bëhet mision.
.png)
















Comments