Nuk ka gjë më të turpshme e më antiHistorike për një shoqëri, sesa fshehja dhe “burrnmi”, gafurrja dhe kapërdisja, duke u fshehur pas fëmijëve…

Prindër, burra e gra që ekzaltohen pse “fëmijët” zbresin në Shesh për të luftuar për prindërit e tyre dhe për të ardhmen e vetë..
Prindër, burra e gra që “mburren e lëvdojnë” luftën e “fëmijëve”, e paskëtaj ulërasin kur “fëmijët” përplasen me “dhunën” e Regjimit…
O prindër shqiptarë,
O burra e gra të Shqipërisë,
Është lufta jonë…
Por kur ju në shumicë shkoni e votoni Ramën e Berishën e klonët, surrogatot e këlyshët e tyre në Partitë e Reja, fajin nuk jua ka askush tjetër përveçse vetja juaj…
Mua më habit, sepse ju vetë i trembemi humbjes së vendit të punës, po të kundërshtoni e veproni politikisht Shefat, Udhëheqësit apo Partitë e Regjimeve.
Ju vetë keni frikë Patronazhistët, se ju lënë papunë e pa bukë..
Por çuditërisht qenkeni të gatshëm të sakrifikoni “fëmijët”, trupin e tyre, ëndrrat e tyre, besimin e shpresat e tyre?
Kjo është jo paradoksale, por skizofrenike…
Bëni ju luftën tuaj të vogël, bëni ju Revolucionin tuaj të vogël të nderit, moralit e rezistencës ndaj së keqes o prindër, o burrat e gratë e Shqipërisë, që të mos sakrifikohen fëmijët tanë, që të mos luftojnë fëmijët tanë për ne…
Sepse nëse neve si brez, Edi Rama e Sali Berisha na kanë poshtëruar, sot, po shohim sesi Edi Rama për të qëndruar në pushtet po rreh edhe fëmijët tanë..
Dhe kjo është e mënxyrtë për të nesërmen…
Prindër të poshtëruar, e fëmijë të rrahur..
O Zot sa e tmerrshme për Shqipërinë kjo…
Ose cohuni e bëjeni luftën vetë, ose mos u fshihni pas fëmijëve…
Fëmijëve nuk u takon asnjë betejë politike…
Jo më kot votohet 18 vjeç…
Kaq




Comments