top of page

Para çdo pragu elektoral ka një prag moral.



Askush nuk ka të drejtë ta quajë reformë një rregull që mbron të fortin nga ai që ende nuk ka pasur mundësi të matet.


Reforma Zgjedhore nuk është pronë partie. Është provë Republike.


Nuk po flasim vetëm për formula, lista, koalicione apo përqindje.


Po flasim për atë çast para votës, kur vendoset kush do të arrijë te qytetari dhe kush do të mbetet jashtë dëgjimit të tij.


Në një vend ku media, paraja, administrata, patronazhi dhe emrat e vjetër nuk nisen nga e njëjta vijë me zërat e rinj, pragu nuk është vetëm numër. Mund të bëhet vendi ku gara ndalet përpara se qytetari ta gjykojë.


Për këtë arsye, në ditët e fundit kam kërkuar bisedë të drejtpërdrejtë me zëra politikë që kanë shprehur shqetësim për Reformën Zgjedhore, pragun elektoral dhe kushtet reale të garës.


Jo për aleancë politike.


Jo për bashkim elektoral.


Jo për përzierje identitetesh.


Por për një minimum demokratik, rregullat të mos e bëjnë më të vështirë hyrjen në garë për ata që nuk vijnë nga arkitektura e vjetër politike.


LRE Rinisja do ta mbajë këtë vijë me këdo që e sheh këtë si çështje Republike.


Dhe do ta mbajë pa e ulur këtë parim edhe kur të tjerët nuk e ndajnë.


Nuk kërkojmë privilegj.


Kërkojmë garë të lirë.


Sepse reforma që e bën më të vështirë hyrjen e së resë nuk hap demokracinë.


Vetëm e mëson mbylljen të flasë më bukur.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page