Për të gjithë të ekzaltuarit nga dhuna, kam vetëm 3 pyetje hipotetike:

1. Ja të gjithë po thoni se skishte rrugë tjetër e durimi u sos, kështu që dhuna ishte e vetmja zgjidhje e përgjigje. Po biem në një mendje përkohësisht. Por…
Por…
Po sikur Rama të mos bjerë as nga dhuna, as nga kjo dhunë, atëherë çfarë ndodh?
Bëhet më i fortë a më i dobët?
Po ju a do vazhdoni betejën, apo do dorëzoheni?
2. Po sikur dhuna të jetë shpëtimi i fundit për Ramën, sepse këto dy ditë janë bërë edhe kalimi në një fazë tjetër të reagimit që i tejkaloi Flamingot…
Flamingot u tejkaluan…
Nuk ka më Flamingo.
Mbaruan.
Nëse dhuna përshkallëzohet, vazhdon, radikalizohet, çfarë mendoni se ndodh?
Si mendoni se do bjerë Rama?
Reformën Territoriale e votoi..
Në nëntor do të votojë edhe Reformën Zgjedhore si e do ai…
Dhuna e ndihmon tashmë që ta vërë PS në rresht e askush të mos guxojë më të rrebelohet edhe nëse e ka në plan.
Pra, po sikur të dalë më i fortë nga kjo?
3. Le të mendojmë gjithashtu edhe se Rama do të bjerë pas kësaj, kush mendoni ju se vjen prej kësaj dhune, në pushtet?
Mendojeni e pastaj reflektoni…
Ju e dini.
Secili zgjedh rrugën e vetë e mendtë e veta…
Sipas meje, kjo dhunë është dhurata e artë për Edi Ramën…
Koha do ta dëshmojë.
Këtu do të jemi..
Flasim pas pak kohe…





Comments