Vota ime, vullneti im, mendimet e mia, fjalët e mia, bindjet e mia, veprimtaria ime…

Vota ime, vullneti im, mendimet e mia, fjalët e mia, bindjet e mia, veprimtaria ime janë vendosmërisht e thellësisht kundër Edi Ramës, kundër PS, madje kundër të majtës si doktrinë e ideologji.
Majtizmi, E majta, Soroizmi, Marksizëm - Leninizmi, Anarkizmi janë sipas meje armiqtë e çdo Shoqërie e Kombi.
Në jetën time, kam votuar vetëm 1 herë në vitin 1996, PD në, e kurrë më asnjë parti tjetër.
Vetëm në vitin 2021 kam votuar LRE.
2 parti kam votuar në jetën time, nga 1 herë, PD-në në vitin 1996, por edhe atëherë PD nuk pati nevojë se i morri vetë si deshi e sa deshi, dhe LRE në 25 prill 2021.
Vota ime sa të kem frymë do të jetë veç LRE, nëse LRE hyn në zgjedhje, ose Kryq i Madh kundër të gjithëve, nëse LRE nuk ia del të hyjë në zgjedhje.
Pra, unë nuk hyj në asnjë nga kutitë e mendimit që njihen sot si mendimet ndarëse.
Nuk jam as me PD, as me Berishën, as me PS e as me Ramën, as me Flamingot e as me “Grupin e Zjarrit të ashtuquajtur Studentor”…
Jam kundër dhunës.
Jam kundër dhunës.
Jam kundër dhunës.
Kush e kupton këtë, mirësevjen në botën time të mendimit dhe komunikimit.
Kush nuk e kupton këtë, le të largohet e të mos më lexojë e as ndjekë.
Kaq





Comments