top of page

Po ngre një pyetje publike

Jun 30
3 min read

Unë nuk po bëj gjyq në Facebook.


Po ngre një pyetje publike.


Si ka mundësi që njerëz të lidhur me historinë time të pengmarrjes e gjakosjes sime të 19 gushtit 2022 dhe me baltosjen time publike në Fiks Fare më 26 dhjetor 2022 shfaqen sot pranë mikrofonit të protestës dhe si zëra të “diasporës” apo “patriotizmit”?


Kush i promovon?

Kush i mbron?

Kush i riciklon?


Protesta që kërkon moral publik duhet të tregojë edhe moralin e njerëzve që i mban pranë mikrofonit.


Nuk po kërkoj hakmarrje.


Po kërkoj kujtesë, transparencë dhe përgjegjësi.


Qytetari nuk mund të përfaqësohet nga rrjete të errëta.


Ata që kanë qenë pjesë e historisë së dhunës dhe baltës ndaj meje nuk mund të bëhen sot zë moral i protestës pa u pyetur kush i solli te mikrofoni.


Këta “trima” nuk janë për mua fytyra të rastësishme të një proteste.


Janë njerëz që unë i lidh me 19 gushtin 2022, me natën kur u gjakosa, u kërcënova dhe pashë nga afër se si dhuna mund të vishet më pas me heshtje, baltë dhe regji.


Janë njerëz që, sipas dëshmisë sime publike, nuk u shfaqën vetëm në atë natë.


E njëjta orbitë u rishfaq më pas në baltosjen time publike, në operacionin mediatik të 26 dhjetorit 2022 në Fiks Fare e Top Channel, dhe në përpjekjen për të më bërë të pabesueshëm para njerëzve që më njihnin.


Sot i shoh të shfaqen si “trima mikrofoni”, si fytyra patriotike, si zëra të një revolte që kërkon të quhet qytetare.


Këtu nuk flas më vetëm për veten time.


Flas për metodën.


Kur njerëz me histori të errëta dhune, baltosjeje dhe operacioni publik riciklohen si patriotë, atëherë qytetari duhet të pyesë, kush po i mban mikrofonin kujt?


Një protestë që kërkon të flasë në emër të qytetarit nuk mund të ketë nevojë për fytyra të tilla.


Një shesh që kërkon drejtësi nuk mund të pastrojë me flamur ata që kanë hedhur gjak dhe baltë mbi njerëz.


Unë nuk harroj 19 gushtin.


Nuk harroj 26 dhjetorin.


Nuk harroj as dhunën, as baltën, as heshtjen, as ata që u ricikluan më pas si “patriotë”.


Qytetari ka të drejtë të dijë kush i flet në emër të tij.


Sepse jo çdo njeri me flamur është patriot.


Jo çdo mikrofon është popull.


Jo çdo “trim” është nder.


Disa janë vetëm llumi i vjetër që ka gjetur skenë të re.


Kur llumi i vjetër riciklohet si patriotizëm i ri, qytetari duhet të pyesë kush po ia mban mikrofonin lirisë.


Kur të njëjtat fytyra shfaqen te gjaku, te balta dhe te mikrofoni, nuk kemi më rastësi. Kemi rrjet.


Kush i promovon sot si “patriotë”, “folës”, “aktivistë” apo “zëra të protestës”?


Nuk e kam harruar baltën që u hodh mbi gjakun tim.


Dhe sot, kur shoh të njëjtat orbita pranë mikrofonit të atyre që flasin për popullin, e them qartë:


Protesta nuk bëhet e pastër duke fshehur njerëzit e errët pas flamurit.


Patriotizmi nuk është strehë për dhunues, baltosës, fuksa, trafik influence apo njerëz të përdorur nga pushtetet e vjetra.


Sepse në Shqipëri shumë shpesh krimi vishet me flamur, balta vishet me mikrofon, dhe shërbimi ndaj pushtetit vishet si patriotizëm.


Unë nuk harroj.


Dhe nuk do të lejoj që ata që më gjakosën dje, ata që më baltosën më pas, të dalin sot si zëra të popullit.


Populli nuk është strehë e errësirës.


Nuk po flasim më për protestë qytetare.


Po flasim për riciklim rrjetesh të errëta nën flamurin e protestës.


Dhe kush ka marrë pjesë në dhunë, baltë, fuksëri e regji mediatike kundër një njeriu, nuk mund të dalë sot si rojtar i sovranit qytetar pa u pyetur më parë për të shkuarën e vet.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page