Pyetje për Edi Ramën dhe të tijtë:

A jeni të sigurtë se ju e keni dënuar dhunën?
Kam dëgjuar e kam lexuar që Edi Rama, Qeveria, PS, analistët e tyre në media, intelektualët e artistët e sportistët e figurat publike që janë të tyrer, kanë dënuar plot zell e pasion dhunën e Protestuesve.
Por a e kanë dënuar dhunën e Policisë kur kjo ka tejkaluar ligjin e protokollet?
A e kanë dënuar dhunën e “vetëmbrojtjes me shkop bejzbolli e hunj në dorë” tek Selia e PS?
Sepse ti nuk mund të dënosh dhunën që të shkaktohet ty apo që vjen nga kundërshtari yt, e të mos dënosh dhunën e të tuve, e prapë të pretendosh se je për paqe e dialog.
Parimet janë të shenjta e nuk marrin kurrë ngjyrën e pushtetit dhe interesave politike a partiake.
Derisot duhet ta themi, se të vetmit që e kanë dënuar dhunën e plotë, të kujtdo, nga kushdo, kudo, edhe dhunën e ushtruar nga Protestuesit, edhe dhunën e Policisë, edhe dhunën e “bejzbollistëve” të PS, janë Arian Galdini dhe LRE Rinisja. Pikë.




Comments