Revolucioni: Magjia e atij Sheshi është se ata janë aty për herë të parë të gjithë bashkë
- Arian Galdini

- 13 hours ago
- 2 min read

Magjia e atij Sheshi është se ata janë aty për herë të parë të gjithë bashkë:
Rama në Kryeministri.
Berisha nëpërmjet PD, AntiBerishët, Berishistët, Bashistët, Alibeajistët, Partitë e Vjetra, Partitë e Reja, Partitë e Sistemit, Partitë e AntiSistemit, Analistët, Gazetarët, Kameramanët, Intelektualët, Soroistët, AntiSoroistët, Ambjentalistët, Trumpistët, AntiTrumpistët, Marksistët, Komunistët, AntiKomunistët, Radikalët, të moderuarit, Blogerët, Blegtorët, Fermerët e Fushës, Fermerët VIP, Fermerët e Bitcoin, të gjithë bashkë…
E kjo ndodh për herë të parë në histori…
Ose ky është Keqkuptimi më i Madh Historik, ose është Mashtrimi i Tretë më i madh në historinë e këtyre 36 viteve që u vëhet shqiptarëve, pas Dhjetorit ‘90 dhe Dhjetorit 2008…
Ndërkohë që SPAKu po çmonton çdo tullë rrene e zhvillimi kriminal që ka vendosur në Shqipërinë e pas 1990, çdo qeverisje e sidomos kjo Qeverisja e Mafias Estetike e Edi Ramës, duke sekuestruar pasuri e ndërtime e prona Grupesh Kriminale pas të cilave janë patjetër Klubi i Plaçkaxhinjve PS - PD - PL, Rama - Berisha - Meta - Veliaj - Oligarkë, Pronarë Mediash, etj etj, në sheshin e shplarjes morale të Revolucionit po bashkohen të gjithë duke shpallur “liri”, “dinjitetëzim”, “zgjim”, e bukuri kombëtare…
Revolucioni i shplarjes morale të të gjithë xhambazëve…
Dalin xhambazë, gjobëvënës, drejtorë e ish drejtorë, deputetë e ish deputetë, taksidarë e ish taksidarë, gjithë ish hajdutët e hajdutët e 36 viteve, i fusin ca foto, video, reels, shortsa në Revolucion, e u duket se kanë marë vërtetimin e rivirgjërimit e pastrimit..
Jo or jo.
Revolucioni i vërtetë vjen nga Dinjiteti i Përditshëm në vetmi i qytetarit.
Kur qytetari ka dinjitet i vetëm përballë çdo ligësie.
Ai është Zgjimi i Vërtetë Kombëtar.
Sepse nëse dinjiteti vjen nga turma, edhe ikën kur zbrazen sheshet…
Ndaj jam qartë e më fort i vendosur çdo ditë se besimi im qëndron vetëm tek LRE dhe tek Rinisja🇦🇱🫶
Kam 36 vjet që e them se ata janë bashkë.
Hera e parë që ky Revolucion i bëri të gjithë bashkë në të njëjtin Shesh.
Ah sa mirë.
Ata të gjithë bashkë aty.
Unë krejt i veçuar e vetmuar këtu ku kam qenë gjithmonë.
Unë jam LRE🇦🇱🫶
Unë jam Rinisja🇦🇱🫶
.png)



Comments