top of page

Rinisim e flasim për LRE🇦🇱🫶


Mos kini merak, nuk rikthehem në krye të LRE.

As dua, as kam ndërmend, as plan e as kam nevojë të rikthehem në krye të LRE.


Historia ime me kryesimin politik e përfaqësimin politik në LRE ka mbaruar njëherë e përgjithmonë.


E megjithatë, unë kam dhënë dorëheqjen si Kryetar i LRE në dt 19 shtator 2025, por nuk e kam ndërmend të tërhiqem e dorëzohem apo lë në mes misionin e vizionin tim me LRE, për LRE e në LRE.


Nuk jam politikan.


Nuk kam qenë kurrë politikan.


Nuk do të jem kurrë politikan.


Por jam njeri me mision.


Misioni im është Transformimi i Shqipërisë në zbatim të shkrimeve, vizionit e ëndrrës së etërve themelues të Shqiptarizmit, nga Sami Frashëri e sot..


Ndaj ne jemi Rinisja, sepse ne ia rinisim aty ku u ndërprenë në mes Rilindasit prej Luftrave Boterore e prej pllakosjes së Diktaturës Komuniste.


Shqiptarët e kanë sot alternativën e tyre politike, të djathtën humane, opozitën e sinqertë dhe të vërtetë, të vetmen parti përballë Regjimit PS - PD - PLSI - Parti të Reja Surrogato.


Ne jemi e vetmja parti që në këto 6 vite nuk u bëmë kurrë pjesë e asnjë sheshi a bulevardi, as korridori apo dhome ku ata kanë qenë janë e do të jenë gjithmonë bashkë.


Koha e foli të vërtetën e saj.


LRE lindi në 2020 e u mohua, ndalua, çensurua, bllokua, pengua, u baltos, u rrethua, e për rrjedhojë u mpak, u rrëzua, u këput, u mënjanua.


Por nuk u shuam, nuk u ndalëm, nuk u dorëzuam as kur mbetëm vetëm një Çetë Rinistarësh Qëndrestarë.


Na tallën, na përqeshën, na shpërfillën, e thanë se ata ikën mbaruan.


E prapëseprapë nuk na vranë dot, nuk na fikën dot, nuk na lodhën dot, e ne as u tërhoqëm e as u dorëzuam.


Në 2020 krijuan 4 parti të reja, vetëm që të mbulonin e mohonin LRE.


Në 2025 përsëri klonuan 4 parti të reja të cilave u dhanë gjithçka, financime, donacione, njerëz, mediatizim, famë, mbështetje e madje edhe vota.


Përsëri neve as na gjunjëzuan dot e as na ndalën dot.


Si Robert Bruce i Skocisë ne me 40 njerëzit tanë që mbetën si të paktët qëndrestarë, pranuam periferinë, harresën, shtegun e vetmisë dhe u shndërruam në Rinisje.


Pse Rinisje?


Sepse Rinisja është qëndresa shpirtërore, morale e filozofike, kur ti nuk e mat veten me sa herë bie, e sa poshtë e thellë të kanë varrosur, fshehur e mbuluar, por sa i fortë je për tu ringritur çdo ditë e të qëndrosh në këmbë kryelartë.


Dhe ja ku koha na provoi të vetimit të vërtetë e realë përballë Regjimit PS - PD - PLSI - Parti të Reja Surrogato..


Jemi të vetmit realë e të vërtetë.


Jemi e vetmja parti dhe e vetmja gjurmë reale se në Shqipëri po rithemelohet pluralizmi politik.


Ftoj shqiptarët ta shohin LRE, ta lexojnë, dëgjojnë e ndjekin LRE.


Ne jemi këtu që tia Rinisim së bashku plot shpresë e fuqi morale të lartë.


Ju ftoj të na bashkoheni.


Kush jam unë që ju ftoj?


Jam Arian Galdini.


Jam themeluesi dhe Lideri i Shërbestarisë në LRE.


Së bashku do tia dalim🇦🇱🫶

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page