top of page

Rinisja dhe vetëm Rinisja🇦🇱🙏


Ska pushtet e opozitë, revolucion e fuqi, që ma ndryshon bindjen se vetëm Rinisja është zgjidhja e duhur për Shqipërinë…


Do fashiten zhurmat, do bjerë adrenalina, do shuhen dritat e prozhektorëve e kamerave të spektaklit, e kur të bjerë qetësia e heshtja dhe të gjithë të nisin të mendojnë e reflektojnë, jam i bindur se do ta kuptojnë se Shqipëria ndryshon nga urtia, mendimi, kultura dhe dija.


Rinisja është këtu.


Ne jemi alternativa e urtisë dhe e Shqipërisë Mendonjëse.


Paçka se sot pakkush e sheh dhe përfill urtinë, nesër të gjithë do ta thërrasin.


Pa urti e pa kulturë, pa mendim e pa dituri, asnjë Komb nuk e fiton dot as lirinë nga tiranët, as çlirimin nga të ligjtë e as dinjitetin.


Unë jam LRE🇦🇱🙏

Unë jam Rinisja🇦🇱🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page