top of page

Rubrika: 7 ditët e fundit të Cirkut Politik. Dita e Shtatë

ree

Perdja Bie


Nga Arian Galdini


11 maji është gjithçka dhe asgjë njëkohësisht.


Dita e madhe është dita kur përfundon cirku, jo për të pastruar pluhurin e bërë, por për të fshehur gjithçka që është bërë nën të.


Një ditë si të tjera, por ndryshe.


Sot nuk janë vetëm figurantët që zënë vendin e tyre në skenë, sot janë dy aktorët kryesorë që tërheqin flamurin e “fitores”

nën një qiell të paracaktuar me ngjyra,

por duke njollosur gjithçka që është përtej tij.


Dita kur mashtimi bëhet legjitimim.


Dita kur çdo fjalë e thënë, çdo shenjë e dhënë, çdo premtim i papërmbushur nuk do të jetë më një krim, por një histori për të treguar dhe qeshur mbi të.


Se kështu është politika e re.


Perdja bie.


Dhe pas saj, ato që do të mbeten janë vetëm mbetje, të cilat një ditë mund të konsiderohen si “dëshmi historike.”


Por për këtë nuk do të ketë kurrë shpjegim të vërtetë.


Kjo do të jetë një histori që të gjithë do ta harrojnë sa më shpejt të jetë e mundur.


Dhe kur një histori harrohet, ajo nuk ka asnjë kuptim.


Të gjithëve do t’u mbetet vetëm ndjesia që janë përdorur, pa e kuptuar asnjëherë se si.


11 maji do të jetë dita e zhgënjimit të madh.


Zhgënjimi i popullit do të jetë i plotë, por i qetë.


Do të jetë i natyrshëm, por i fshehur, si një ngjarje që s’ka ndodhur kurrë, sepse të gjithë do ta dinë, por askush nuk do guxojë ta thotë.


Pse?


Sepse për herë të parë, zhgënjimi do të jetë pjesë e ritualit.


Do të jetë më shumë një shenjë që ata kanë pasur kontroll mbi gjithçka, në të cilën ata shpresojnë se një ditë do të gjejnë një tjetër mundësi për të manipuluar.


Ata nuk janë të interesuar për fitoren popullore vetëm për legjitimitetin që i jep ky “proces”.


11 maji është edhe fundi i një miti.


Do të na tregojnë se ky ishte “momenti i madh i historisë.”


Do të ushtrohet një fushatë e re, për të bërë të besueshme që regjimi është më i fortë se kurrë.


Dhe për çdo të vërtetë të madhe që mund të shpërthejë, do të ndodhin dy gjëra:


1. Çfarë unë kam muaj e muaj që paralajmëroj e sot dhe nesër do të vërtetohet plotësisht, ata do ta quajnë teori konspirative.

2. Ata do të krijojnë një tension e konflikt të fortë radhës që të harrohet sa më parë Cirku i Madh i këtyre zgjedhjeve.


Por asgjë nuk do të ndryshojë.


Dita e Shtatë është dita kur çdo premtim, çdo gënjeshtër, çdo argument i pashembullt,

do të përfundojë në një kosh.


Kjo është dita kur të gjithë do të kthehen në pjesë të një historie të përfunduar, dhe për ata që po lëvizin nën petkun e “ndryshimit”,

ata janë tashmë pjesë e strukturave që duan të shpëtojnë këtë regjim të shkatërruar.


Ne i kemi parë gjithçka dhe e dimë se 11 maji nuk është fundi.


Është vetëm një periudhë tjetër e gënjeshtrave.


Vetëm se tani, në vend të një regjimi të fshehur, kemi një regjimi të ekspozuar me flamuj të tjerë, që ndoshta do ta mbajnë po të njëjtin ngjyrë, vetëm të ndryshuar në ndonjë formë tjetër.


11 maji është dita kur perdja bie dhe gjithçka që ka pasur të bëjë me “zgjedhjet” përfundon në një të vetme:


Iluzionin që politika mund të jetë diçka më shumë se një lojë për ata që e kontrollojnë.


Kjo është perdja e fundit.


Ne do të shohim më tej, por asgjë nuk do të jetë më si më parë.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page