🟦 Rubrika Ditore: Nga Dhjetori 1990 tek Skuthokracia e sotme 🗓️ 21 Korrik 2025📍 Dita 27 / 121
- Arian Galdini

- Jul 21
- 2 min read
Updated: Jul 22

📌 Titulli: “2009: Fundi i një mandati, fillimi i një gënjeshtre të re”
📝 Analiza (Shqip)
Ka mandate që përfundojnë në heshtje.
Ka mandate që përfundojnë në dritë.
Dhe ka mandate që nuk përfundojnë fare, thjesht ngurtësohen në iluzion.
Kështu ndodhi me qeverisjen e PD-së 2005–2009.
Në vend që të mbyllej me një akt reflektimi, ajo përfundoi me një iluzion efikasiteti, që zëvendësoi nevojën për përmbajtje.
Ekonomia lëvizte. Ndërtimet shtoheshin. Rrugët hapeshin.
Por askush nuk pyeste më:
Për çfarë Shqipërie po ndërtojmë?
Kush jemi si e djathta?
Ku po e çojmë shtetin?
Në vitin 2009, fushata nuk premtonte më as vizion, as ndryshim, as sfidë.
Ajo premtonte vazhdim të qetë, pa premtim thelbësor, pa shpirt.
Berisha garonte jo më si lider i një force ndryshimi, por si menaxher i një gjendjeje të qëndrueshme, që kishte hequr dorë nga çdo vetëpyetje politike.
📍 Fitorja në zgjedhjet e vitit 2009 nuk ishte triumf, por shtyrje e një mosndryshimi.
Partia Demokratike rifitoi pushtetin, por jo identitetin, as vlerën e përfaqësimit.
Institucionet ishin ende nën komandë.
Shoqëria civile e heshtur.
Elita intelektuale, jashtë.
Vendi kishte një qeveri, por asnjë lëvizje ideologjike, asnjë frymë drejtimi, asnjë ndërtim politik.
🕯️ Viti 2009 ishte prag i dështimit që nuk dukej, sepse fasada dukej e freskët.
Por themelet ishin lodhur.
Dhe shpërbërja e vitit 2013 kishte nisur që këtu, me fitoren që zëvendësoi reflektimin,
me pushtetin që nuk kishte më një arsye të thellë për të ekzistuar.
📘 Nesër, më 22 korrik: Dita 28, “2009–2013: Pushteti që u bë i tepërt edhe për vetveten”
Do të shpalosim se si pushteti, i humbur në vetvete, pa orientim, pa përulësi, pa filozofi, nisi të shkatërrohej pa asnjë kundërshtar përballë.
.png)










Comments