top of page

Shko në Protestë, bashkohu me Popullin, bashkohu me Rininë…



Ky është refreni gati gati detyrues e policor, që më përsërisin papushim shumë komentues herë anonimë, herë qytetarë, e shpesh edhe aktivistë e intelektualë…


Burrnia e nderi tregohen atje në shesh, aty po bëhet vepra dhe historia, më thonë…


Ta zëmë se kanë të drejtë.


A mund edhe unë ta mbroj mundësinë time se ndoshta edhe unë kam të drejtë?


Ka njerëz që mendojnë se historinë e bëjnë sheshet dhe turmat.


Ka edhe nga ata si unë që mendojnë e besojnë se historinë e bëjne individët me virtytet, nderin, përgatitjen, karakterin dhe misionin e duhur.


Ka prova historike kur sheshet e turmat kanë bashkuar thirrje lirie dhe pasi kanë fituar mbi tiranin e kohës, e kanë lëshuar vendin e tyre tek tirani më i keq i radhës.


Të gjitha provat, absolutisht të gjitha provat historike flasin se botën e kanë ndryshuar persona, individë me mision që ndërsa historia bëhet në sheshe brohorimash e korridore pushtetesh, këta njerëz ndërtojnë në periferi misionin e tyre të vlerave e vizioneve të reja që transformojnë e ndryshojnë gjithçka dhe e bëjnë çdo gjë të re.


A mund të biem dakort të dashur miq, që juve që besoni tek Revolucioni e historia e turmës, ta bëni të plotë detyrën tuaj qytetare atje në Shesh, e mua të më lini të qetë e të paqtë në misionin tim si njeri i rinisjes?


Përqafime e bekime,


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page