top of page

Shpresa e vërtetë

3 hours ago
1 min read

Shpresa e vërtetë nuk është pritja që dikush të të shpëtojë, por zgjedhja që ti të mos dorëzohesh.


Të ringrihesh nga pluhuri i zhgënjimeve, të mbash në duar dritën e besimit edhe kur të fryn acari i botës, ky është virtyt i rrallë.


Nuk lind nga fati, as nga fatkeqësia, por nga një përulësi e heshtur që sheh Zotin jo si zgjidhje të menjëhershme, por si drejtim të brendshëm.


Kush beson pa parë, sheh më qartë se kush sheh pa besuar.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page