top of page

Shqipëria e Re…

Nov 13
1 min read

Jetojmë në një Shqipëri politikanësh që kur janë në Opozitë e deri sa fitojnë Pushtetin, premtojnë se do të hapin themelet e Shqipërisë se re.


Por kur vijnë në Pushtet, shkatërrojnë çka kanë bërë pararendësit, mohojnë çdo gjë të së shkuarës dhe hapin gropat e themeleve të Shqipërisë së re.


Shqipërinë e re, nuk e ndërtojnë kurrë sepse hapja e gropave u zë gjithë kohën e mandatit a mandateve.


E gropat shtohen. Ndaj nuk kemi as Shqipëri të re, e as cikle zhvillimi.


Kemi vetëm gropa themelesh që humbasin lejen e vlerën kur ndërrohen Pushtetet, e kemi edhe cikle vetëhamëse.


Kaq.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page