Shqipëria ka vuajtur nga një politikë që shfaqet në ekrane, por mungon në jetën e qytetarëve
- Arian Galdini

- Aug 29
- 1 min read

Shqipëria ka vuajtur nga një politikë që shfaqet në ekrane, por mungon në jetën e qytetarëve.
Politika nuk është show, nuk është lojë fjalësh e fasadash.
Politika është shërbim.
Është vendim për të mbrojtur të dobëtin, për të ndëshkuar të padrejtin, për të garantuar barazi për të gjithë.
Kush nuk e kupton këtë, nuk ka vend në shërbim publik.
Sepse një komb nuk rritet me fasada, por me themel të drejtë.
Sot, le të kujtojmë: politika është përgjegjësi, jo spektakël.
Kjo është e vetmja mënyrë për të merituar besimin e njerëzve.
.png)










Comments