Si mundet Edi Rama? AntiKo: Bashkimi pa maska

Nga Arian Galdini
Nëse AntiFa është bashkimi i zemërimit rreth një armiku të përbashkët, AntiKo duhet të jetë bashkimi i përgjegjësisë rreth një alternative të përbashkët.
Jo një tjetër maskë.
Jo një tjetër emër për të fshehur partitë, drejtuesit dhe interesat.
Jo një koalicion ku të gjithë hyjnë për ta mundur Edi Ramën dhe dalin pa ditur çfarë Shqipërie duan të ndërtojnë.
AntiKo, siç e mendoj unë, është bashkimi i forcave nga qendra në të djathtë, përfshirë PD-në dhe këdo tjetër që pranon të vijë me emrin, fytyrën dhe përgjegjësinë e vetë, rreth disa kufijve të qartë:
antikomunizëm, shqiptarizëm, orientim properëndimor, Paqe dhe kundërshtim i dhunës, pronë, familje, përgjegjësi dhe shtet që kufizon veten.
Nuk kërkoj pronar të AntiKo-s.
Nuk kërkoj vendime të paracaktuar.
Nuk kërkoj ndarje postesh përpara se të jetë ndërtuar alternativa.
Kërkoj një Tryezë të së Djathtës së Dinjitetit dhe Paqes ku secili të vijë pa maskë dhe të përgjigjet publikisht:
Me cilat parime bashkohemi?
Çfarë nuk pranojmë të bëjmë për pushtet?
Çfarë shteti duam ditën pas Edi Ramës?
Çdo propozim, kundërshtim dhe marrëveshje të jetë i shkruar e publik.
Sepse bashkimi që kërkon të mundë një pushtet nuk mund të fillojë duke u fshehur nga qytetarët.
AntiKo nuk është “të gjithë kundër Ramës”.
Është:
të gjithë ata që duan ta mundin Ramën pa i dhënë Shqipërisë një tjetër pronar.
Arian Galdini




Comments