top of page

Si mundet Edi Rama? Dialogu që na duhet

Oct 23
2 min read

Nga Arian Galdini


“Mirë. Protestat paqësore nuk u dëgjuan. Dhunë jo. Po atëherë me kë flasim?”


Me njëri-tjetrin.


Dhe, mbi të gjitha, me qytetarët.


Nuk mendoj se alternativa ndaj Edi Ramës duhet negociuar me Edi Ramën.


Për çështjet e shtetit ka institucione, ligj, Kuvend, kërkesa dhe llogaridhënie.


Por alternativa ndërtohet tjetërkund.


Së pari, mes të djathtëve.


Jo duke harruar çfarë na ka ndarë.


Jo duke u shtirur sikur mendojmë njësoj.


T’i themi hapur dallimet dhe të shohim nëse kemi mjaft gjëra të përbashkëta për të ndërtuar së bashku.


Pa maska.


Pa pazare të fshehta mbi kokën e qytetarit.


Pastaj duhet dialog me shqiptarët.


Me atë që nuk voton më.


Me atë që mendon se opozita është shitur.


Me punonjësin që druhet të flasë se mos humbet punën.


Me prindin që shqetësohet për bukën, shkollën dhe të ardhmen e fëmijëve.


Edhe me atë që voton Ramën.


Por këtu është prova:


Dialogu nuk do të thotë t’i japësh gjithmonë të drejtë qytetarit.


Do të thotë të mos kesh më të drejtën ta shpërfillësh.


Nëse argumenti i tij është më i mirë, ndryshojmë ne.


Nëse nuk pajtohemi, i tregojmë pse.


Dhe nëse punonjësi na thotë:


“Nuk vij dot në shesh, sepse nesër mund të humbas punën”,


nuk mund t’i përgjigjemi:


“Ji më trim.”


Duhet të ndryshojmë edhe mënyrën si kërkojmë pjesëmarrjen e tij, që kundërshtimi të mos kërkojë gjithmonë heroizëm dhe njeriu të mos mbetet vetëm.


Sepse qytetari nuk ka pse të na japë besim përpara se ta meritojmë.


Jo dialog me Ramën për alternativën.


Dialog mes të djathtëve për të gjetur rrugën.


Dialog me shqiptarët për ta provuar atë në jetën e tyre.


Besimi nuk lind kur i themi qytetarit: “Të dëgjuam.”


Lind kur ai sheh se fjala e tij na bëri të ndryshojmë diçka, ose të përgjigjemi ndershmërisht pse nuk e ndryshuam.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page