top of page

Sqarim i thjeshtë…


Miq,


Përsëri e përsëri, disa media që nuk botojnë e publikojnë kurrë idetë e opinionet e mia, e që sillen gjithmonë sikur nuk më njohin e sikur unë nuk ekzistoj, çuditërisht kur duan të përdorin postimet e mia në rrjetet sociale, e ti publikojnë pa lejen time, më citojnë me këmbëngulje duke më quajtur “analist” apo “politolog”.


Sqarim i thjeshtë:


Unë nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë analist apo politolog.


Fiksojeni ju lutem, fiksojeni nuk jam as gazetar, as analist e as politolog.


Nuk kam qenë kurrë as gazetar, as analist e as politolog.


Nuk do të jem kurrë as gazetar, as analist e as politolog.


Jam pedagog i thjeshtë, autor librash, esesh e opinionesh, dhe themelues e shërbestar i Rinisjes.


Nuk flas për të komentuar zhurmën.


Flas kur më thërret ndërgjegjja, kur më detyron dëshmia, dhe kur më duhet të mbroj qytetarin nga pushteti, nga pazari, nga turma, nga mikrofoni dhe nga çdo matrapaz që kërkon ta marrë hua.


Për protestat kam thënë çfarë kisha për të thënë.


Qytetarët e ndershëm që protestojnë kanë respektin tim.


Por rruga ime, puna ime dhe fjala ime tashmë janë Rinisja.


Ne besojmë tek Urtia, tek Shqipëria Mendonjëse dhe tek Shqiptarizmi.


Shqipëria nuk ndryshon duke prodhuar më shumë zhurmë.


Ndryshon kur prodhon më shumë karakter.


Unë jam Arian Galdini.


Jam LRE.


Jam Rinisja.


Dhe prej këtej do të flas vetëm për atë që dua të ndërtoj.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page