top of page

Sqarim për çdo qëllimligë që synon të krijojë keqkuptim:



Pse sipas meje, që ditën e parë e deri sot edhe më fort çdo ditë, unë mendoj, dyshoj, madje besoj në plotësi se ky nuk është as Revolucion, as Protestë, as Revoltë, por Mashtrimi më i Madh i 36 viteve, të cilin e kanë lindur, mëkuar, administruar dhe do ta mjelin pikërisht “Ata”, Regjimi, Rama dhe Berisha, Klubi i Plaçkaxhinjve?


Unë jam Arian Galdini.


Jam për Shqipërinë Mendonjëse.


Thjeshtë fare, nuk jam kundër protestave si parim, jam kundër protestave si industri e qëllim në vetvete.


Protestat janë domosdoshmëri për demokracinë.


Industria e Protestave është operacion kriminal anti Demokraci dhe kundër dinjitetit njerëzor.


Unë nuk jam kundër popullit e as kundër qytetarëve.


Përkundërazi.


Sepse jam me popullin dhe qytetarët e di se plaga e tyre e dhimbja e tyre është e vërtetë e kullon.


Por, qytetari me plagë nuk ka as kamera, as kameramanë, as media, as TV as gazeta, as portale, as analistë, e as call centera, as trollitantë e as milici virtuale vreri.


Këto i kanë “Ata” që mendojnë e punojnë veç për plaçkë.


Qytetari me plagë ka veç dhimbje, revoltë, dëshperim e nevojë për shpresë e besim.


Ndërsa “Ata” që mendojnë e punojnë veç për plaçkë kanë logjistikën dhe regjinë për ta ndërtuar çdo skenë e dekor për iluzionin e shpresës dhe besimit…


As e kam vënë kurrë ne dyshim se qytetarët me plagë kanë besuar me zemër e shpirt se aty po ndodhte e po ndodh një revolucion, se aty është rinia, elita, intelektualët, etj, etj..


Edhe mund të kenë qenë.


Iluzioni e mashtrimi ishte e mbetet aq i madh saqë edhe vorbulla ka përpirë shumëkënd.


Por e them me shumë dashuri e mirësi, me shumë përunjësi e nderim, çdo qytetar me plagë që ka besuar e ende beson tek ai Shesh e Bulevard që herë emërtohet si Revolucion, e herë si Revoltë, e herë si Protesta, pra çdo qytetar me plagë që beson e shpreson sinqerisht aty, ka dashurinë e mirëkuptimin tim më të thellë.


Dyshimi, mosbesimi, akuzat e madje kundërshtia ime, janë vetëm ndaj “industrisë” që qëndron në prapaskenë.


Nuk jam, nuk kam qenë e nuk do të jem kurrë kundër qytetarëve.


Jam kundër industrisë së prapaskenës.


Dhe ja më kuptoni duke lexuar këto pyetje:


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Rexhep Taip Erdogani 72 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Sali Berisha, 81 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Albin Kurti, 51 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Xhorxh Soros, 95 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Alex Soros, 40 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Bilal Kasami, 50 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Irfan Hysenbelliu, 67 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Izet Mexhiti, 49 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Fredi Beleri, 54 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Ilir Meta, 57 vjec?


A është Gen Z, Rinia dhe Elita Shqiptare, Edi Rama, 62 vjec?


Etj, etj, etj..


E nuk po përmend e as po flas këtu as për “Mikrofonarët e Revolucionit”, e as për Grupet e Kordinuara e të pakordinuara, e as për Partitë e Reja surrogato, se këta janë thjesht dekori..


Përmenda këtu, “Ata” që janë prapaskena e vërtetë e kësaj “Industrie Mashtrimi”…


Mendojeni vetë…


Kur thua të vërtetën pëson fatkeqësinë se të gjithë të urrejnë e të gjithë të shajnë e mallkojnë duke të shpallur armik.


Por nëse nuk e thua të vërtetën, pëson fatkeqësinë më tragjike, fillon e urren vetveten, ose humbet vetveten.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page