Teza ime për Zvërnecin
- Arian Galdini

- Jun 3
- 1 min read

Faleminderit gazetarit Red Varaku, faleminderit NTV dhe emisionit “Jashtë Kontrollit” për hapësirën.
Teza ime është e thjeshtë:
Kur çdo VKM, tender, koncesion, investim strategjik apo projekt i madh nis pa dosje të plotë publike, atëherë nuk kemi më vetëm qeverisje.
Kemi metodë, stil, kulturë të thyer në ligjësi të mbrapshtë qeverisjeje.
Në e për Zvërnecin nuk mjafton të pyesim kush bërtet më fort, kush proteston, kush e mbështet apo kush e kundërshton projektin.
Pyetja është më e thellë:
kush ka pronën,
si u bë private,
kush financon,
kush përfiton,
kush e do dhe mban protestën,
kush e përdor zemërimin,
dhe pse qytetari pa gardhin përpara dosjes.
Nuk jam kundër investimit.
Jam kundër vjedhjes strategjike, protestës strategjike dhe gjobëvënies strategjike mbi kurrizin e Shqipërisë.
Republika kërkon dosjen.
.png)



Comments