top of page

Thirrja e Ndërgjegjes. Dita 29 📅 23 Korrik 2025

ree

Disa e shohin jetën si lojë.

Disa e jetojnë si barrë.

Por ka nga ata që e ndiejnë si detyrim të brendshëm për të qenë të vërtetë.


Shqiptar,

nëse ndjeshmëria jote nuk është bërë turp,

nëse ende beson se njeriu ka më shumë vlerë sesa vota, nëse nuk kërkon të fitosh, por të qëndrosh në paqe me ndërgjegjen…


…atëherë nuk ke nevojë për bindje, por për veprim.


Koha nuk ka më nevojë për deklarata.

Ka nevojë për njerëz që ecin pa zhurmë, por me fytyrë të kthjellët.

Për njerëz që nuk kërkojnë vend, por bëhen vend i ndriçuar për të tjerët.


LRE Rinisja nuk është kthim në idealizëm.

Është kthim në formën më të thjeshtë dhe më të vështirë të dinjitetit, me fol pak, me ec drejt, mos me ul kokën.


📣 Vepro sot!

Nuk pritet më koha. Ajo ka ardhur dhe të shikon.

Na shkruaj. Ndaje këtë thirrje me dikë që nuk kërkon brohoritje, por drejtim.

Sepse kur një njeri zgjohet me vetëdije, një komb fillon të marrë frymë me kuptim.


LRE Rinisja



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page