Unë jam Arian Galdini Unë jam Rinisja🇦🇱🫶🙏

Thirrja ime e brendshme është që ne të Rinisjes, të bëjmë detyrën tonë qytetare e politike për të ndërtuar Alternativën tonë përballë Sistemit, përballë Regjimit, përballë Katovicës së Vjetër dhe Katovicës së Re.
Kemi filluar rrugëtimin e ringritjes sonë si Parti Politike.
Nuk jemi as Parti e Vjetër e as Parti e Re.
Ne jemi Alternativa.
Ne jemi Rithemelimi i Pluralizmit Politik në Shqipëri.
Në vitin 1990, Pluralizmi Partiak u shit si Pluralizëm Politik, për të instaluar Katovicën e Vjetër.
Për 36 vite e mbajtën Shqipërinë peng me lojën e Parti te Vjetra kundër Partive të Reja e anasjelltas…
E gjitha kjo lojë “ndërbreznore” ka synuar që ti mundësojë Katovicës së Vjetër, krijimin e kushteve për të ndërtuar me djallëzi Katovicën e Re…
Ne kemi qenë të vetmit, që nuk ishim, nuk u bëmë kurrë pjesë e kësaj loje.
Ndaj edhe na mohuan, ndaluan, çensuruan, bllokuan, baltosën e sulmuan.
Por ja ku jemi.
Një Ekip, një Komunitet me 6 vite “përvojë e qëndresë”.
Tani e kemi edhe më të qartë Doktrinën tonë dhe Vizionin tonë.
Ndaj, me thellësinë e pjekurisë dhe urtisë së këtyre 6 viteve qëndresë e këmbëngulje, ne do të bëjmë edhe Rithemelimin Politik dhe Doktrinor të Rinisjes.
Jeni të gjithë të ftuar të bëheni pjesë e kësaj Alternative, ju që keni qenë anëtarë e aktivistë e dashamirës të LRE, ju që jeni larguar, ju që na keni ndjekur e ndiheni gati për të na u bashkuar.
Të gjithë të ftuar të bashkoheni me Rinisjen.
Shënojeni dt 12 dhjetor.
Në 12 dhjetor 2026, nisim Rithemelimin e Rinisjes.
Dera është e hapur për të gjithë.
Alternativa jonë, Rinisja jonë, ka nevojë për të gjithë.
Ju mirëpresim.
Bekime e përqafime të gjithëve,
Arian Galdini




Comments