top of page

Unë jam Rinisja



Ore ju lutem, se e shoh që ka shumë njerëz që ende nuk më kuptojnë e më shkruajnë duke menduar gabim se unë kam ndonjë lidhje me Protestat e Revolucionin e Flamingove…


Nuk kam asnjë lidhje, nuk dua të kem asnjë lidhje e refuzoj të kem çfarëdo lidhje me këto Protesta e këtë Revolucion, e çfarëdolloj emërtimi që ti japin..


Nuk jam as me Revolucionin, as i Revolucionit e as për Revolucionin.


Refuzoj unë kategorikisht që të jem a të kem të bëj me të.


Për mua është Mashtrimi i Tretë më i madh në historinë e këtyre 36 viteve pas Dhjetorit ‘90, Dhjetorit 2008…


Për mua është bileta e mbijetesës dhe restaurimit Rama - Berisha (PS - PD)…


Këto i kam thënë që ditën e parë dhe i mendoj edhe më fort çdo ditë që kalon…


Sa më shumë zgjat, sa më e fortë bëhet vorbulla, aq më të mëdha bëhen dyshimet e mia…


Ma bëni hallall por kështu e mendoj e keshtu e dyshoj.


Nuk shtirem dot, nuk vë dot maskë…


Nuk bëj dot me gjasme…


Tek e fundit, mos u bëni merak për mendimet e mia, se as mua e as mendimet e mia nuk i keni dashur e as përfillur kurrë as para dt 29 maj, as pas dt 29 maj, e as kur Revolucioni të kthehet në shtëpi, e sheshet të zbrazen..


Duke qenë se ky Revolucioni i ka bashkuar të gjithë në të njëjtin shesh, i ka zbukuruar të gjithë bashkë në të njëjtin shesh, i ka pastruar e dinjitetëzuar të gjithë bashkë në të njëjtin shesh, të gjithë bashkë, Demokratë, Socialistë, Konservatorë, Liberalë, Berishistë, AntiBerishistë, Ramistë, AntiRamistë, Veliajistë, AntiVeliajistë, Metistë, AntiMetistë, Soroistë, AntiSoroistë, fuksa, antifuksa, hajdutë, antihajdutë, pelivanë, antipelivanë, derra, antiderra, xhambazë, antixhambazë, parti të vjetra, anti parti të vjetra, parti të reja, anti parti të reja, politikanë, antipolitikanë, etj etj etj etj, të gjithë bashkë, unë mendoj se ndërsa të gjithë këta janë për herë të parë bashkë, vendos të bie dakort me ta e ta pranoj se këto Protesta dhe ky Revolucion janë apolitike e apartiake…


Kësisoj, si i vetmi njeri që gjithmonë ka sulmuar Regjimin dhe klonet e Regjimit Rama - Berisha, si njeri që kam një jetë të tërë, që denoncoj papushim se Parti të Vjetra e Parti të Reja, janë pjesë e të njëjtës lojë Rama - Berisha për mbijetesë, duke e krijuar vetë të renë me leje e të mediatizuar, më lejoni të qëndroj mënjanë dhe i vetmuar si i vetmi njeri Politik e Partiak në shoqërinë e sotme shqiotare, sepse jam i vetmi me vendim politik personal e partiak që jam përballë Partive të Vjetra e të Reja, i vetmi përballë Regjimit, çfarëdo forme të marrë Regjimi…


Le të biem dakort se kjo është Lëvizja, këto janë Protestat dhe ky është Revolucioni më apolitik e më apartiak në Botë, dhe këtu bie dakort me ju, me Sali Berishën, Fatmir Mediun, Ilir Metën, Adriatik Lapajn, Agron Shehajn, Arlind Qorin, dhe gjithë Grupin Parlamentar të PD dhe gjithë Strukturat Politike të PD dhe aleatët e të Partive të Reja..


Dhe unë Arian Galdini jam njeriu më politik e më partiak në botë se kam 20 vjet që nuk j ndahem partisë sime të vogël e të dështuar që i ka sjellë kaq shumë dëme e të këqija Shqipërisë, LRE.


Unë jam LRE,


Unë jam Rinisja🇦🇱🫶


Më mirëkuptoni por unë besoj vetëm tek LRE e Rinisja🇦🇱🫶

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page