top of page

Unë kam folur kundër dhunës që në gurin e parë e në ditën e parë e do të vazhdoj të flas e shkruaj kundër dhunës

Oct 26
3 min read

Edi Rama dhe të tijtë, Ministrat, Deputetët e PS, analistët, intelektualët, akademikët dhe artistët që dalin e kakarisin kundër dhunës kudo e ngado nëpër mikrofona e nëpër srudio televizive, kanë mbrojtjen e të gjithë apararit shtetëror e partiak.


Kanë Policinë që i mbron.


Kanë Forcat Speciale që i mbrojnë.


Kanë Shërbimet Sekrete që i mbrojnë.


Kanë “Paramilitarët e Patronazhistët e Partisë” që i mbrojnë.


Kanë Grupet Kriminale që i mbrojnë.


E madje kanë edhe “pasuritë marramendëse” e “pagat stratosferike” që i mbrojnë, sepse u japin garanci e siguri të jetojnë larg zhurmës, larg njerëzve e larg rreziqeve e trazirave…


Por unë jam vetëm.


Nuk jam me Edi Ramën.


Jam kundër Edi Ramës.


Nuk jam me Sali Berishën.


Jam kundër Sali Berishës.


Nuk jam me asnjë Parti të Re e as me Flamingot e as me “Studentët”…


Jam thjesht Arian Galdini, një qytetar, një prind, një zë që ka vendosur të mos heshtë.


Jam vetëm me Rinisjen, që nuk është as Parti e Vjetër, e as Parti e Re, por është Partia e atyre njerëzve që e duan Shqipërinë me shpirt e zemër e me vetëmohim, e ndaj jemi krejt pak.


Unë eci çdo ditë në këmbë në rrugët e Tiranës.


Askush nuk më mbron.


Askush.


Madje edhe ata pak njerëz që jane me Rinisjen, nuk më bëjnë as like e koment mbështetës në Rrjetet Sociale, sepse e dinë që shfaqja në postimet e mia, ua bën ditën e jetën e vështirë.


As ata që janë me Rinisjen nuk më mbështesin e as më qëndrojnë në krah.


Kjo është e vërteta.


Pra jam vetëm.


Por as i druhem, as i tremben, as i shmangem vetmisë.


Kur unë fola kundër Matrapazëve të Zemëratës që u vetëquajtën Flamingo, e gjithë dynjaja mu turr me mallkime, sharje, lincime e me kërcënime.


E përballova krejt i vetëm.


Që në ditën kur u hodh guri i parë mbi Ministrinë e Arsimit, në këtë mestetor, unë isha i pari dhe i vetmi që e dënova dhunën pa asnjë ngurrim…


E nuk kam rreshtur së postuari kundër dhunës, disa herë në ditë, çdo ditë, të gjitha këto ditë.


Madje në dy ditët e para të dhunës, kur gjithçka dukej e paqartë dhe krejt e pashpjegueshme, edhe Edi Rama u fsheh dhe nga Kryeministër u kthye ne Furrtar Propagande.


Çohej si furrtar “buke propagande”, e si skuth bënte ndonjë videomesazh në 5 të mëngjesit, e shkonte strukej përsëri ndokund…


Unë krejt i vetëm, shkruaja, bëja videomesazhe dhe komunikime live, haptazi kundër dhunës, vendosmërisht kundër dhunës.


Unë krejt i pambrojtur, këmbësor, i vetmuar dhe i sulmuar keqazi e brutalisht nga “ushtri e milici virtuale e reale militantësh të vrerit”.


Më kanë kërcënuar me jetën e familjen si asnjëherë më parë.


Kam marrë kërcënimet me mizore e më të liga në çdo postim, në çdo live, në çdo mjet komunikimi, whatsapp, messenger, sms, tel.


I kam përballuar krejt vetëm të gjitha.


Krejt vetëm.


Edhe sot, edhe në këtë moment, më shkruajnë e më dërgojnë sms, e msg të fëlliqta ku përveçse më shajnë e mallkojnë, të gjalle e të vdekur të familjes sime, edhe më tregojnë sesi do më vrasin, gjakosin, rrahin, therrin apo edhe më keq akoma, varin tek Kali i Skënderbeut, sapo të fitojë Revolucioni…


Barbari e marrëzi të tillë nuk e kam parë kurrë në jetën time.


Nivel të tillë urrejtjeje, humbjemendjeje kolektive, masive, madje edhe nga Intelektualë, Akademikë, Artistë, Sportistë, Shkrimtarë, nuk kam parë kurrë në jetën time.


Të gjithë i paska zënë gjaku…


Mua më shajnë e kërcënojnë papushim, sepse jam kundër dhunës.


Madje, unë jam kundër dhunës që ushtrojnë të gjithë edhe Protestuesit edhe Policia.


Jam kundër dhunës nga kushdo, kudo, ga cilado anë e palë qoftë.


E prapë më mallkojnë, e shajnë, e kërcënojnë me jetë.


Sidoqoftë, dua t’ju them, se unë nuk e kam në plan të hesht e as ndalem e as tërhiqem.


Thjesht, mendoni kaq:


Nëse unë do të isha në shërbim të ndokujt, pse asnjë media qeveritare, Pro Rama, Pro Qeveri, Pro PS, kurrë, kurrë, kurrë, nuk e mediatizoi asnjë qëndrim të Arian Galdinit dhe madje edhe të Rinisjes, kundër dhunës?


Pse?


Sepse ata duan vetëm “zërat dhe fytyrat” e gazetarëve, analistëve, intelektualëve, akademikëve, artistëve e sportistëve që i kanë nën kontroll e i kanë kaluar në “Grykën e Gërrnetës”…


Dhe kuptojeni se mosmediatizimi i qëndrimeve të mia, mua më lë në errësirë dhe krejt të pambrojtur e lehtësisht të cënueshëm.


Edi Rama është një maskara e pelivan pushteti, që luan e punon vetëm me të tijtë.


Ai nuk do as lirinë e as të vërtetën.


Ai fshihej si skuth në ditët e para…


Unë kam folur kundër dhunës që në gurin e parë e në ditën e parë e do të vazhdoj të flas e shkruaj kundër dhunës, sepse unë besoj dhe jam me ndërgjegjen time kundër dhunës.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page