top of page

Vizioni ynë


Jemi në kohën e duhur, në kohën e Zotit, për të folur për vizionin tonë, për shqiptarizmin, për Paktin Kombëtar të Urtisë, për Shqipërinë Mendonjëse, për të djathtën humane dhe Rinisjen.


Prej ditë së parë që kemi nisur këtë udhëtim së bashku, kemi qenë në këto fjalë, vlera, parime, vizion.


Ka patur kohë në këto 6 vite kur na është dashur të ndalemi, të pranojmë rënien e mpakjen, dështimin e rrëzimin, por asnjëherë nuk i ndërruam e as i këmbyem fjalët, vlerat, parimet, e vizionin tonë, e kurrë nuk u tërhoqëm, dorëzuam apo shitëm.


Ka patur kohë në këto 6 vite kur na është dashur të ndalemi, të pranojmë pamundësinë për tu matur me numra, ndikim, peshë apo zhurmë, por asnjëherë nuk i ndërruam e as i këmbyem fjalët, vlerat, parimet, e vizionin tonë, e kurrë nuk u tërhoqëm, dorëzuam apo shitëm.


Ne jemi ajo që ishim, e ajo që ka mbetur gjithmonë e pandryshuar, ne jemi fjalët, vlerat, parimet e vizioni ynë.


Kemi shumë punë përpara.


Flasim për atë që jemi.


Ne jemi LRE🇦🇱🫶


Ne jemi Rinisja🇦🇱🫶

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page