top of page

Vuçiçi humbi..

Oct 27
1 min read

Në Serbi, pakënaqësia u bë organizim. Organizimi u bë alternativë.

Alternativa fitoi votën.

Në Shqipëri, sfida nuk është vetëm të shprehet zemërimi kundër Edi Ramës.


Është të ndërtohet një forcë politike që qytetarët ta besojnë mjaftueshëm për t’ia dorëzuar qeverisjen e vendit.


Dhe kjo kërkon më shumë sesa demonstrim force në rrugë.


Kërkon besueshmëri, aftësi, organizim, program dhe përgjegjësi ndaj qytetarit.


Vuçiqi humbi zgjedhjet.

Por beteja për atë që do të bëhet Serbia pas tij sapo ka filluar.


Për shqiptarët, sidomos për Kosovën, gëzimi për rrëzimin elektoral të një pushteti të gjatë duhet të shoqërohet me një kërkesë të palëkundur, Serbia e re të provohet nga qëndrimet e veprimet e saj për Kosovën e me shqiptarët, jo nga mosha e re e përfaqësuesve apo nga historia e protestave të tyre.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page