top of page

Vuçiçi humbi, por… Një paralajmërim për të gjithë shqiptarët

Oct 27
1 min read

Fitorja e Listës Studentore në Serbi mund të jetë një lajm i mirë për demokracinë serbe.


Por shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm përpara se ta përshëndesin si një lajm të mirë edhe për Kosovën.


Sepse pas fytyrës së re të politikës serbe mund të qëndrojë një doktrinë e vjetër, madje më e ngurtë.


Më 17 maj 2026, lëvizja studentore miratoi një memorandum që e shpall Kosovën pjesë të pandashme të Serbisë, jo vetëm si pretendim kushtetues, por si detyrim historik dhe moral.


Përfaqësuesit e Listës kanë kërkuar gjithashtu rishikimin e marrëveshjeve të mëparshme për Kosovën dhe ruajtjen e institucioneve serbe atje.


Ndërkohë, kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe nuk e kanë shpallur anëtarësimin në BE përparësi të pakushtëzuar.


Prandaj, duhet ta themi qartë:


Lista Studentore mund të rezultojë edhe më problematike se Vuçiçi për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët.


Sepse një pushtet që përdor nacionalizmin për të mbijetuar mund të jetë i ndryshëm nga një brez i ri që e beson nacionalizmin si mision.


Nuk po paragjykojmë atë që ende nuk ka ndodhur.


Po kërkojmë të gjykojmë mbi dokumentet, deklaratat dhe veprimet.


Shqiptarët duhet ta përshëndesin çdo përparim demokratik në Serbi, por pa i dhënë askujt besim të pakushtëzuar.


Ndryshimi i pushtetit në Beograd nuk është domosdoshmërisht ndryshim i politikës ndaj Kosovës.


Dhe, mbi të gjitha, demokracia serbe do të provohet edhe nga aftësia për të respektuar lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë e fqinjëve të saj.


Kosova nuk është pronë e asnjë qeverie në Beograd. As të vjetrës, as të resë.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page