Xhirot e Bulevardit…
- Arian Galdini

- 3 days ago
- 1 min read

Kur xhirot e Bulevardit i bënte Luli, të gjithë ankoheshin se ky i nxirrte kot…
Kur nisi ti bëjë edhe Doktori, i thanë, o Doktor mos na u bëj si Luli…
E zuri halli Doktorin, e shpiku kilomentrin e fundit…
Tani Doktorin e shpëtoi Revolucioni, sepse ia shtroi me xhiro kilomentrike çdo natë, saqë të gjithë e harruan kilomentrin e fundit të Doktorit…
Ja që shpetuan nga halli edhe Edi Rama, i cili nën presionin e popullit e lëshon edhe Balluken, edhe Ogertën, edhe Damianin, edhe disa të tjerë pa i hyrë gjemb në këmbë, e shpëtoi nga bezdia e kilomentrit të fundit edhe Doktori sepse ai do ta bënte fill pas rizgjedhjes si Kryetar, por ja që e tejkaloi populli me Revolucionin e Flamingove…
E në fund dasmorët e ahengxhinjtë do shkojnë me pushime…
Xhirot e Bulevardit do mbyllen..
Dhe Çifti Rama - Berisha do të jetojë i lumtur edhe i qetë…
Ja kaq ishte përalla e qershorit…
Mirë u takofshim në shtator, kur të nisin përgatitjet për fushatën e 2027 e duke menduar për 2029…
Ah, dashtë Zoti, ky Çifti i Lumtur nuk i fusin nën zhurmën e Flamingove, një “kontratë të re sociale”, duke votuar ndonjë Kod Elektoral që të na grabisin edhe 20 vitet e ardhshme të jetës sonë…
Kaq
.png)



Comments