top of page

Zgjimi

ree

Zgjimi nuk është tingulli i alarmit.

Zgjimi është çasti kur vendos se si do ta jetosh këtë ditë…


Si njeri që thjesht kalon orët, apo si njeri që i jep kuptim atyre.


Çdo mëngjes të pyet, a do të ndjekësh rrugën më të lehtë, apo atë që ka peshë e bën kuptim?


A do të jesh zëri yt, apo jehona e të tjerëve?


A do të lësh gjërat të ndodhin, apo do të bësh që ato të ndodhin?


Dita nuk të kërkon të jesh i përsosur.


Të kërkon vetëm të mos e lësh bosh.


Sepse një ditë e humbur nuk kthehet më.


Ndërsa një ditë e mbushur me vendim, motiv e qëllim, me fjalë të drejtë, me guxim, mbetet kujtesë që jeton.


Sot, mos e mat mëngjesin me orë.

Mate atë me zgjedhjen që e ndez ditën tënde.


Javë të mbarë e të bekuar të gjithëve🙏🫶


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page