top of page

21 Gushti

Aug 9
2 min read

Mirëmëngjes.


Këtë të dielë dua ta them sa më thjesht se çfarë po përpiqem të bëj më 21 gusht, sepse një nismë që kërkon besimin e qytetarëve nuk ka të drejtë të fshihet pas fjalëve të mëdha.


Rinisja është trupi politik që po rimblidhet për të marrë përgjegjësi dhe për të punuar edhe pas asaj date.


“Rama ikën” është sfida ime qytetare për mbylljen demokratike të një cikli të gjatë qeverisës.


“Republika Hapet” është propozimi për atë që duhet të na lidhë përtej këtij cikli, që Shqipëria të mos kalojë nga dora e një pronari politik në dorën e një tjetri, por t’i kthehet qytetarit përmes zgjedhjes së lirë, ligjit dhe kufijve që vlejnë edhe për fituesin.


Këto nuk janë tri nisma që konkurrojnë me njëra-tjetrën.


Janë tri pjesë të së njëjtës përgjegjësi.


Më 21 gusht nuk po i kërkoj Shqipërisë të vijë pas Arian Galdinit.


Po u kërkoj qytetarëve të provojnë nëse mund të hapim së bashku një rrugë ku ndryshimi nuk ka nevojë për një pronar të ri.


Nëse qytetarët i japin asaj dite peshë të madhe, përgjegjësia jonë do të bëhet më e madhe.


Nëse përgjigjja është modeste, nuk do ta zbukurojmë dhe nuk do ta fshehim.


Do të bëjmë Kuvendimin tonë, do të marrim përgjegjësitë tona dhe do ta ndërtojmë Rinisjen me njerëzit që janë të gatshëm të punojnë.


Sepse më intereson shumë 21 gushti.


Por më intereson edhe më shumë 22 gushti.


Më intereson çfarë mbetet kur mbarojnë fjalimet, mbyllen kamerat e celularëve (pasi ne nuk kemi kamera mediash) dhe secili duhet të tregojë nëse është gati të dalë zot për diçka konkrete.


Kjo është prova që dua.


Jo sa njerëz mund të vijnë pas një njeriu.


Por nëse mund të bëhemi qytetarë të lirë që ecin së bashku pa u bërë pronë e njëri-tjetrit.


Rinisja është trupi.

“Rama ikën” është sfida.

“Republika Hapet” është rregulli për ditën pas.


Më 21 gusht provojmë.


Më 22 gusht fillon përgjegjësia.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page