top of page

3 statuse sarkastike por plot vërtetësi dhe ja ku plasën komentet e lukunisë së militantëve por edhe të “limfave të partive”…



Lukunia e militantëve janë ose “milicia virtuale e call centerave” të partive që shajnë me pagesë, ose thjesht militantë të trushplarë që shajnë me porosi e shërbesë…


“Limfat e Partive” janë aktivistë dhe drejtues të partive politike, të cilët ndërhyjnë në postimet e mia me komentet e tyre, për të më treguar se jam në “rrugë të gabuar”..


Linja e përbashkët kësaj radhe edhe e “lukunisë së militantëve” edhe e “limfave të partive” duket se është:


1. Arian Galdini lëpirës i Edi Ramës dhe i shitur tek Edi Rama.


2. Arian Galdini flet nga “rehatia e divanit” apo “rehatia e tastierés”…


3. Arian Galdini nuk ka këllqe të flasë e veprojë kundër hajdutëve dhe korrupsionit.


4. Arian Galdini ka vetëm llafe dhe veç llomotit në rrjete.


Ky duket se është edhe “plani i ri” i sulmit të mirëorganizuar nga “lukunia” dhe nga “limfat”…


Mirëse të vijnë.


Por ju lutem, para se të vini këtu me komente “lukunie” apo “limfash”, ju lutem ejani të përgatitur, ndaj po ju bëj disa pyetje të paraprake që të keni mundësi të jeni të shkoqitur në komentet tuaja:


1. A mund të ma thoni ju lutem, se kur dhe si u bëra unë me Edi Ramën?


2. Ore si i shërbej unë Edi Ramës? Për çfarë i hyj në punë unë Edi Ramës?


3. Nëse unë qenkërkam lëpirës i Edi Ramës, ju lutem a ma gjeni dot një fjalë lavdëruese që unë kam shkruar a thënë ndonjëherë a ndokund për Edi Ramën?


4. Ju lutem a ma gjeni dot, se kur dhe si me bleu Edi Rama mua? Me çfarë posti? Me çfarë detyre? Me sa lekë? Me çfarë tenderi, konçensioni, leje ndërtimi, ndërtim rruge, PPP, liçensë, favor, vend pune, pagesë në dorë a mbi tavolinë, përfitim, bonus a shpërblim?


5. Ju lutem, ma gjeni një lidhje a kontakt timin me Edi Ramën apo me Andi Dobrushën, apo me Fondacionin Soros… A më gjeni dot ndonjë gërmë a gjurmë a fakt a provë?


6. Ore si i shërbej Edi Ramës unë kur jam totalisht, krejtësisht, plotësisht, vendosmërisht 100% i ndaluar, penguar, çensuruar, mohuar, shpërfillur, totalisht në çdo media, në çdo studio televizive dhe nga çdo gazetar e analist?


7. Mos më thoni që Edi Rama më ka blerë me Red Varakun dhe NTV?🤣🤣🤣 Se vetëm Red Varaku dhe NTV më ftojnë mua…


8. Mos më thoni se Edi Rama më ka blerë mua me Denis Mingën dhe ndonjë ftesë që ai ma bën mua duke mos e ditur si të më prezantojë kur herë më thotë koleg e herë analist, kur unë nuk jam as gazetar e as analisr…???


9. Ore si i shërbej unë Edi Ramës duke qenë totalisht i ndaluar, bllokuar, çensuruar, mohuar e shpërfillur nga e në çdo media, tv, gazetë e protal në Shqipëri? Si i shërbej unë Ramës, si i panjohur, i pazëshëm, i mohuar?


10. A njihni mua? A më keni ndjekur a lexuar ndonjëherë në rrjetet e mia sociale? A mos vallë duhet të më lexoni e dëgjoni në postime dhe në Këndin e Shpresës, që ndoshta të më kuptoni, njihni e pastaj të më shani me baza e të vërteta?


Provojeni të më lexoni e ndiqni, se ndoshta kështu do ndihmoni veten të kuptoni, që të paktën të mos më shani pa më njohur e pa asnje shkak e motiv e arsye e provë…

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page