top of page

Miq



2 Marsi, dita e Besëlidhjes së Lezhës, kur Skënderbeu mblodhi prijësit shqiptarë në një besë, na lë një provë që s’ka nevojë për zë të lartë, bashkimi u bë veprim, dhe veprimi e mbajti nderin të mos kthehej në britmë.


Sot tundimi vjen me pamje të ndezura, fjala shkon përpara, përgjegjësia mbetet mbrapa, dhe e vërteta nuk rrëzohet me krismë, thjesht nis të mos kthehet më te askush.


Pakti Kombëtar i Urtisë rri jashtë partive, jashtë politikës, jashtë pushtetit dhe jashtë garave, që fjala të mos i detyrohet asnjë ore e askujt.


Ai mbahet te një shenjë e vetme që shihet në sjellje, kur tjetri del emër, jo etiketë.


Aty ndihet Shqipëria Mendonjëse, reflektimi e ul zërin pa e ulur njeriun, dhe urtia e mban kundërshtinë njerëzore.


Një është karrige e lirë në tryezë e Urtisë për këdo që dëshiron të më bashkohet si qytetati me qytetarët.

Sot në mbrëmje, bashkëbisedimi ynë do të jetë pa fjalime, vendi i gjithësecilit është i hapur dhe i vlerë.


Takimi themelues mblidhet për këtë masë, që fjala të mbajë pasojën e vet, dhe paqja të mos jetë dekor, por rend.


Ju mirëpres sot në mbrëmje në takimin themues të nismës për Paktin Kombëtar të Urtisë🇦🇱


📌 Takimi themelues i “Paktit Kombëtar të Urtisë”

🗓️ E hënë, 2 Mars 2026 • 🕡 18:30

🏛️ Selia e Akademisë Galdini

📍 Pallati i Turkeshëve, kryqëzimi mes Rrugës Qemal Stafa me Rrugën Derhemi, Tiranë

📩 Inbox në Facebook

📱 WhatsApp: ✅ +355 68 406 0131 | ✅ +355 67 205 1564


Arian Galdini


President i Akademia Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page