top of page

Pse?



Pse?


Pse?


Po pse më shani ju zonja a zotërinj, çfarëdo që të jeni, profile fallco, milici vreri, militantë të Partive PS - PD - PLSI - Parti të Reja - FlaBingo - Oligarki - Pronarë Mediash - Grupe Kriminale - Fondacione të Huaja - Shërbime Sekrete Vendase e të Huaja????


Pse më shani? Pse?


Pse kaq shumë sharje, mallkime, vrer e me fjalor plot urrejtje, poshtërim, banalitet, vulgaritet, mllef, ultësi, për një njeri që as e njihni e as ju njeh e nuk ju ka asnjë detyrim a cënim a arsye personale apo publike????


Pse


A ju kam ndonjë borxh personal?


A me njihni personalisht?


A ju kam lënduar, mërzitur, shqetësuar, bezdisur, cënuar personalisht?


A dini që unë të kem marrë ndonjë post a vendim publik me Pushtete Publike, Parti Politike Pushtetesh, Ofiqe Publike, Taksa Publike, Majtas apo Djathtas, PS apo PD a Parti të tjera Pushtetesh Qendrore apo Lokale???


A dini gjë që unë të kem shkrepur ndonjë plumb, hedhur ndonjë molotov, prishur ndonjë shtëpi, godinë a pronë publike a private?


A dini të kem hequr njeri nga puna?


A dinj ti kem bërë ndonjë të keqe ndokujt?


A dini të kem apo të kem pasur ndonjë gjë në dorë?


A më keni lexuar a dëgjuar ndonjëherë të bëj thirrje për dhunë, terrorizëm, akte të padenja, linçim, rrënim, shkatërrim të ndokujt a doçkaje???


A dini ndonjë gjë për ndonjë post, detyrë, rol, ofiq, pushtet qendror a lokal, vend pune në shtet a administratë a ndonjë parti politike, që kam patur unë nga 1990 e këndej, që të kem marrë ndonjë vendim a rrogë a shpërblim a tender a PPP a Konçension a Biznes a Leje Ndërtimi a Financim a Donacion a Liçensim a Bonus a Vend Pune a Bursë a çfarëdo fitimi a shpërblimi a përfitimi të mundshëm, për të lënduar ty komentues sharës e mallkues plot mllef a banalitet e urrejtje e vulgaritet, a ndonjë shqiptar?


Pse kjo gjuhë?


Pse?


Ma gjeni ndonjë foto në Foltoret e PD - PS - PLSI apo ndonje Institucioni Shqiptar Shtetëror?


Ma gjeni një bashkëpunim me Berishën - Ramën - Metën a këdo, ku unë të kem qenë në shërbim a nën urdhërat e tyre si Politikanë a Kryeministra..


Ma gjeni një foto a prani tek Revolucioni i FlaBingove?


Ma gje i ndonjë foto a prani a bashkëpunim a përfitim të këtyre 36 viteve apo së paku 20 viteve të fundit, tek apo nga PS a PD a PLSI a Parti të Reja a me Oligarkë, Pronarë Mediash, Shërbime Sekrete Vendase a të Huaja, Fondacione të Huaja, etj…


Ma gjeni përfitimin e fitimin në jetën time, e pastaj më shani e mallkoni papushim…


Ma gjeni e ma thoni..


Kush ma gjen, le ta shkruajë ose ju mirëpres në bisedë sy më sy:


0684060131


Ju mirëpres të më sqaroni ose përballni…


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page