top of page

A e dini çfarë më bën përshtypje?



Unë jam Arian Galdini.


Jam person privat.


Nuk jam person publik.


Nuk jam i famshëm.


Nuk jam mediatik.


Nuk jam prej vitit 2016 në media. Jam madje i ndaluar rreptësisht në media.


I vetmi gazetar dhe e vetmja media që më fton mua si Arian Galdini, për kush jam unë e çfarë jam unë realisht e vërtetësisht janë Red Varaku dhe NTV.


Asnjë media tjetër nuk më fton mua si Arian Galdini.


Ndonjë TV a gazetar tjetër që më fton, nuk dinë as vetë si më ftojnë sepse janë në kaos për të më prezantuar për çfarë unë s’jam, e ngatërrohen duke më përkufizuar herë si koleg e herë si analist e ku di unë çfarë…


Por unë nuk jam as gazetar e as analist.


Nuk kam asnjë lidhje e as dua të kem asnjë lidhje me gazetarinë apo analizën.


Sot që po flasim, jam thjesht një qytetar dhe kaq.


Jam autor i dy librave, Neoshqiptarizmi, dhe Dekalogu i Shqiptarizmit.


Dhe po ndërtoj Akademinë Galdini, si një Akademi Lidershipi e më gjerë, në të cilëm jam edhe themelues edhe President.


Si qytetar i thjeshtë dhe si autor librash por edhe si President i Akademia Galdini, kam ndërmarë një nismë tashmë të njohur si Pakti Kombëtar i Urtisë.


Idetë e mia i flas çdo natë live në Këndin e Shpresës në rrjetet e mia sociale.


Por edhe i shkruaj papushim çdo ditë në formë statusesh apo eseshë apo opinionesh.


Tani:


Kur unë shkruaj qartë e me emra për persona apo parti politike, me qëndrimet e mia mbi realitetin, personat apo zhvillinet politike në vend, lexoj lukunitë dhe limfat e këtyre partive që më shkruajnë marrëzi të njëllojta, qofshin profile fallco, qofshin call centerista, qofshin militantë të porositur, qofshin militantë trushplarë e shpirtcofun, por qofshin edhe Limfa Partie, nga këto “Avokatëzat” e Drejtueset e Partive, me fjalë të tipit:


Pse s”flet për korrupsionin?

Pse s”flet për aferat?

Pse nuk del në shesh?

Të ka blerë Edi Rama si Dash Sulën..


Etj etj etj, të tilla marrëzi.


I ftoj, lukunitë, limfat dhe avokatëzat e partive të më lexojnë çdo ditë, të ndjekin çdo ditë Këndin e Shpresës, dhe ti bashkohen Paktit Kombëtar të Urtisë që ta kuptojnë se i kanë porositur gabim dhe u kanë dhënë hartimet e gabuara për tia komentuar njeriut të gabuar.


Më ndiqni.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page