top of page

A ia vlen t’u kthej përgjigje e t’i sqaroj përsëri ata që nuk duan të kuptojnë?


Jo.


Nuk ia vlen fare, sepse kush e ka ndarë mendjen mos të lexoje, nuk do të lexojë.


Kush e ka ndarë mendjen mos të kuptojë nuk do të kuptojë kurrë.


Kush e ka ndarë mendjen mos të të dëgjojë, e ka ndarë mendjen mos të të dëgjojë…


E kush e ka ndarë mendjen, të besojë dynjanë, e të të njohë e perceptojë, gjykojë e dënojë, prej “fjalëve e opinioneve” të dynjasë, nuk do ta marrë kurrë mundimin të të njohë, dëgjojë e lexojë ty, sepse ta ka dhënë “verdiktin negativ” ende pa shkruar ti një gërmë a folur një fjalë.


Ndaj, le ta bëjmë kështu, le ti qëndrojmë planit e nismës sonë: Kafe me Galdinin.


Do tu përgjigjem e përkushtohem me shumë dashuri e durim, të gjithë atyre që duan të më njohin mua duke folur me mua, duke komunikuaf me mua.


Kush do qe ti njohë idetë e qëndrimet e mia, le të më shkruajë e të më pyesë drejtpërdrejtë, madje po të doni, më ftoni për kafe sepse nr tim e keni publik: 0684060131


Juve që pretendoni se : Une jam i Sorosit, i Saliut, i Edi Ramës, i Izraelit, i Sionistëve, i Iluminatum, i Masonerive, i ku e di unë se kujt, e çfarë ju thonë e ju e besoni dhe e ricikloni me sigurinë e partisë, e dini edhe ju edhe unë, se ju nuk doni të vërtetën, ju doni të vrisni e linçoni “Armikun e Partisë”…


Ju që suleni me parulla të tipit: Pse je kundër Protestës? Pse je kundër Popullit? Pse je kundër Rinisë? O shërbëtor i Regjimit… O i shitur… E ku e di unë çfarë ju i mbushni mendjen njëri tjetrit, me gjithëfarësoj marrëzie, e idiotësie, edhe ju e dini, siç e di edhe unë, se as ju nuk doni të vërtetën, ju doni të Shpallni Armiq, që të dukenj ju vetë Heronj…


Prandaj, ose më pyesni drejtpërdrejtë e me etikë e respekt, e unë do tju përgjigjem me nderim, etikë e respekt.


Ose nëse ju vini këtu me gjuhë interpretuese e me gjykime e opinione e etiketime fyese, rreshtuese, pa edukatë e pa respekt, me çfarë ju kanë thënë të tjerë, e me interpretime të interpretimeve nga mosnjohja juaj a nga “çfarë ju mësojnë e instruktojnë të tjerë”, atëherë ose do tju përgjigjen Filizofët tanë të Departamentit të Sqarimeve dhe Përthellimeve Popullore, Everest MaiLarti dhe Korab Majuci, ose e keni Bllok pa asnjë ngurrim e diskutim.


Kaq.


Nuk ka lindur ende askush që të guxojë të më etiketojë mua, përkufizojë mua, interpretojë mua, pa me njohur mua e pa më lexuar e dëgjuar mua, në Rrjetet e mia Sociale, apo përballë meje.


Prapa krahëve bëni çtë doni.


Këtu në Rrjetet e mia Sociale, më pyesni mua e flisni me mua.


Përndryshe, Bllok.


Kjo kultura barbare, e gjithëfarësoj idioti, gjytyrymi, injoranti e analfabeti, militanti e kokëboshi, që vjen e më tregon mua se çfarë jam unë, merr fund sot.


Në Rrjetet e mia dhe të Rinisjes, me pyesni mua, na pyesni neve drejtpërdrejtë.


Juve nuk na thoni dot neve, nuk më thoni dot mua se çfarë mendoni ju për mua apo për ne, sipas “interpretimit e moskuptimite më keq akoma sipas vendosmërisë suaj për të mos na kuptuar e njohur”.


Kjo merr fund sot.


Përballë meje, më pyesni mua.


Bujrum: 0684060131


Bjerini tel.


Në Rrjetet e mia sociale dhe në Rrjetet tona Sociale, na pyesni neve e bëjeni me kulturë, etikë e edukatë dhe respekt.


Se as ju kam borxh, e as ju kemi borxh.


Komunikimi i vetëm që pranohet është komunikimi etik, me kulturë e edukatë e respekt.


Përndryshe, ose ju përgjigjet Everesti ose Korabi, ose Bllok.


Nuk ka më kaos e as lejekalimi këtu për analfabetët e militantët trushkulur e trutharë, për debilat e injorantët që kujtojnë se të njohin se ashtu u ka thënë dikush, a partia, pa folur kurrë me ty e pa të lexuar e dëgjuar kurrë.


Debilizmi, injoranca, militantizmi, analfabetizmi, mungesa e respektit dhe etikës, militantizmi dhe opiniondhënia mbi persona, këtu ndalohen rreptësisht.


Këtu debatet dhe opinionet janë etike e jo për persona, por për ide, ngjarje, fenomene, parime, vlera, e duke komunikuaf me etikë.


Përndryshe, Everest, Korab, Bllok.


Kaq.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page