top of page

A ka më njerëz në këtë Faqe e në Rrjetet e mia Sociale, që nuk e kanë të qartë kristal se unë jam Arian Galdini, themeluesi dhe ish-Kryetari, e tashmë kryeshërbestari i LRE - Rinisja?

9 minutes ago
2 min read

A ka më njerëz në këtë Faqe e në Rrjetet e mia Sociale, që nuk e kanë të qartë kristal se unë flas e shkruaj e postoj këtu vetëm si Arian Galdini e vetëm për idetë, mendimet, qëndrimet e Arian Galdini e patjetër edhe për LRE - Rinisja?


A ka më njerëz në këtë Faqe e në Rrjetet e mia Sociale, që nuk e kanë të qartë kristal se unë nuk kam asnjë lidhje, asnjë interes, asnjë bashkëpunim, asnjë dëshirë për tu rreshtuar në krah të Edi Ramës, PS, Qeverisë Rama, Grupeve brenda PS, PD, Berishës, PLSI, Metës, Partive të Reja, Lapaj, Shehaj, Qori, Soros, Flamingo, Studentët, Revolucionin e Protestat???


A ka më njerëz në këtë Faqe e në Rrjetet e mia Sociale, që nuk e kanë të qartë kristal që unë jam përballë e kundër PS, Ramës, Qeverisë, Grupeve brenda PS, Të Majtës, Komunistëve, Marksistëve, Soroistëve, Berishës, PD, Partive të Reja, Lapaj, Qori, Shehaj, “Flamingove të ashtuquajtur”, “Studentëve të vetëquajtur e ashtuquajtur” dhe pa asnjë mëdyshje kundër dhunës, kundër çdo lloj dhune nga çdo palë e krah e në çdo formë e arsye…?


E sqaroj, nuk jam kundër Protestuesve e Protestave, jam kundër Industrisë së Protestave dhe kundër Matrapazëve të Zemëratës, dhe kundër Mashtrimit të Madh dhe kundër Katovicës së Re.


Nëse nuk jeni ende të qartë, ja ku e mësuat tani…


Nëse nuk ju pëlqen pozicionimi im e qëndrimi im, ju lutem, largohuni, ikni nga Faqja ime e nga çdo rrjet i imi Social, por edhe nga Faqet dhe Rrjetet Sociale të LRE - Rinisja…


Ju lutem, ikni nëse nuk ju pëlqejnë idetë, mendimet dhe qëndrimet e mia apo të LRE Rinisja…


Unë këtu dua të flas e komunikoj vetëm me njerëz që duan të njohin Arian Galdinin dhe LRE Rinisja.


Pikë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page