top of page

Amaneti i babait tim…


Amaneti i babait tim Pëllumb Saliaj ka qenë që unë ti shërbej vendit, ardheut, kombit tonë dhe shqiptarizmës, me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës..


Habia ime e madhe ishte se në 52 ditët e fundit të jetës së tij, i shtruar tek Reanimacioni tek Kardiologjia, në luftë për jetën, çuditërisht ai ngase nuk ndiqte dot më as lajme e nuk përdorte dot më as telefon, sa herë kishte mundësi të pyste për diçka jashtë atij ambjenti, pyeste për Kosovën.


Babai im ishte atdhetar e kombëtarist i vendosur.


Ndaj edhe unë dua ti ngjaj e dua ta përmbush ëndrrën dhe amanetin e tij.


Dua gjithashtu të bëj gjithë sa mundem që dy bijve të mi tu lë një atdhe sa më të denjë, e sa më drejtë e një komb shqiptar të bashkuar.


Për tim atë e bijtë e mij, për të djeshmen e të nesërmen e Shqipërisë dhe shqiptarisë, do të jem çdo sekondë e çdo ditë të jetës sime Njeri me Mision, për Rinisjen, për Rinisjen tonë Kombëtare.


Rinisja është misioni im.


Rinisja Kombëtare është misioni e qëllimi ynë madhor i përbashkët.


Na shkruani.


Na kontaktoni e rinisim takimet tona kudo e ngado.



Bekime e përqafime,


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page