Arian Galdini mashtrues dhe hajdut emigrantësh…

Legjenda e emisionit Fiks Fare në Top Channel dhe tejpërdorimi i të njëjtës “shpifje” papushim e papushim e papushim, 4 vjet rresht çdo ditë me këmbëngulje epike…
Mblodhën 7 persona, gjetë 1 fuks dhe sajuan një emision, të cilin e transmetuan ne 26 dhjetor 2022, vetëm e vetëm për të shkatërruar e vrarë kredibilitetin dhe emrin e Arian Galdinit, e kësisoj të vrisnin edhe LRE.
E që prej 26 dhjetorit 2022, nuk pushojnë e nuk pushojnë e nuk pushojnë së cikluari e ricikluari të atij “Fabrikimi Industrial Shpifjesh” që mezi i sajuan mjerisht me 7 njerëz që gënjenin e shpifnin në video të bëra vetë nga celularët e tyre e që vetëm shanin, shanin, shanin e shpraznin gjithë ligësitë e botës me fyerje e baltë mbi Arian Galdinin…
Çdo ditë, rrjetet e mia sociale dhe whatsappi im e messengeri im ne Facebook, mbushet me komente negative e vreri, nga dhjetra e qindra profile fallco apo nga militantë të PS - PD - PLSI - Parti të Reja - FlaBingo, etj…
Çdo ditë, kudo ku përmendet apo komentohet nga dikush emri i Arian Galdinit ne Facebook a rrjete të tjera, sidomos në Diasporë, çdo koment që përmend emrin tim, mbushet si me komandë me komente negative e vreri, nga dhjetra e qindra profile fallco apo nga militantë të PS - PD - PLSI - Parti të Reja - FlaBingo, etj…
Çdo ditë e njëjta histori:
O Galdini, të kemi parë tek Fiksi. Ti je ai që mashtrove e vodhe emigrantët…
O hajdut e mashtrues emigrantësh…
He mo ke ngel pa lek, po kërkon lekë nga Diaspora… Do lekë ky mashtruesi. Ky vjedh kuotat e partisë së vetë…
Dhe të gjitha komentet njëlloj, njëlloj, 4 vjet rresht, njëlloj, dhe masive, mbytëse, kudo e ngado, e me bindjen se meqë e kanë parë në Fiks Fare, Top Channel, kjo është prova se është e vërtetë.
Madje thonë:
Të kanë akuzuar me zë e figurë… E ke me prova në Fiks Fare…
E kur unë i pyes: Ku janë provat? Kush janë provat?
Më përgjigjen se: Akuzat janë me zë e figurë në Fiks Fare, Top Channel…
Atëherë, edhe njëherë i pyes të gjithë, a e keni parë realisht vetë Emisionin Fiks Fare në Top Channel, në dt 26 dhjetor 2022?
A e keni parë vetë?
Sepse nëse nuk e kemi parë vetë, ju nuk e dini, se partia e callcenterat e partive, po ju përdorin si “milici vreri” për të hedhur baltë e shpifje e llum kundër një njeriu që nuk ju ka asnjë borxh…
Ja tjua them unë se kush është prova…
Kur dikush thotë:
Arian Galdini më mashtroi..
Duhet të thotë e provojë me fjalë e me dokumente, cili ishte mashtrimi?
Si mashtroi? Për çfarë? Në këmbim të çfarë?
Në premtim të çfarë?
Psh, nëse këta 7 Llumatorët e Fiksit, dolën e thanë se Arian Galdini na mashtroi, do të duhej të tregonin me fjalë e prova e fakte se si i mashtroi Arian Galdini, çfarë u premtoi, çfarë u ofroi, çfarë u kërkoi, e çfarë nuk përmbushi sipas tyre që ata u ndjenë të mashtruar?
Por mbi të gjitha do duhej të thonin së paku secili nga një shifër personale, secili prej tyre do duhej të thoshte: Une jam Llum Fiksi, dhe Arian Galdini me ka kërkuar lekë, i kam dhënë kaq lekë, se më premtoi këtë e atë…
Kështu bëhet rrëfimi dhe denoncimi…
Jo me akuza flase me sharje e vrer.
7 njerëz do duhej secili të nxirrte dokumenta, fakte e prova personale dhe shifër personale…
Ja që nuk ka. Nuk ka.
Asnjëri prej tyre nuk ka folur me shifra e fakte e dokumenta personale.
Janë përpjekur ta kthejnë në “orgji shpifjeje në Grup” për ta bërë të besueshme, dhe në fund kanë lënë një të sëmurë psiqik dhe ish burgaxhi në Londër, i cili realisht është me kartelë, të deklarojë se: Kam çuar 30 mijë pound me çantë…
E ky Llumi me Kartelë, as thotë ku e si i ka trasnportuar 30 mijë pound me çantë nga Londra në Tiranë, si i ka justifikuar në Dogana e Kufikalime, as ku e kur i transportoi, as datë, as ditë, as orar e as emër personi se kujt ia ka dhënë e si ia ka dhënë, etj, etj…
Harruan ata “gazetarët e pavarur të Fiks fare e Top Channel” që transportimi i 30 mijë pound cash nga Londra në Tiranë shkel ligjet e 4 a 5 shteteve e meriton burg.
Po nejse…
Kaq. E vetmja shifër që nxorrën e sajuan ishte 30 mijë pound…
Dhe për ta bërë të besueshme “orgjinë e vrerit dhe shpifjeve të 7 llumatorëve të Fiksit”, Regjia e Filip Cakullit dhe Fiks Fare kishin futur edhe një përgjim të Lul Fuksit…
Përgjimi përdoret si intriga përforcuese dhe provuese…
A e dini që Lul Fuksi ishte NënKryetari i LRE?
A e dini që Lul Fuksi ishte një burrë 60 vjeçar që unë e doja, e dija, e mendoja si vëlla e shkuar vëllait?
A e dini që Lul Fuksi ishte mik familjar i imi dhe unë mik familjar me të?
A e dini që unë e besoja verbërisht si vëlla Lul Fuksin?
Tani, si mundet NënKryetari i Partisë të rrijë me çimka në xhep dhe spiunojë Kryetarin e Partisë, nëse nuk është Fuks i infiltruar nga Regjimi Rama - Berisha?
Tani, si mundet miku i ngushtë, vëllai të rrijë me çimka në xhep dhe spiunojë mikun e ngushtë, vëllain, nëse nuk është Fuks i infiltruar nga Regjimi Rama - Berisha?
Por kush është përmbajtja e përgjimit?
Grupi i Llumit, nisi sulmin virtual mbi mua, sepse jo çdo gjë nisi në Fiks Fare..
Fillimisht e nisën si fushatë virtuale në rrjetet sociale, si fushatë balte për të mbuluar krimin e gjakosjes e pengmarrjes që më bënë po këta me ndihmën e realizimin nga Grupet Kriminale në Lezhë, në 19 gusht 2022.
Për të mbuluar gjakun tim me baltë, nisën sulmin dhe shpifjet me akuza për mashtrim e vjedhje, sepse vetëm kështu mund të banalizonin krimin e gjakosjes sime në 19 gusht.
Ata nuk donin që gjaku im të kthehej në provë të “dhunës politike” mbi Arian Galdinin nga Regjimi Rama - Berisha.
Donin me çdo kusht ta zbrisnin ulët e poshtë dhe ta banalizonin.
Pra nisën në rrjetet sociale fushatën e baltës, me akuza të pabaza e sajesa e sharje e shpifje pafund për mashtrim e vjedhje…
Nisur nga ai sulm, unë kam telefonuar Lul Fuksin që të rakordohemi si dy miq e si dy bashkëpunëtorë, për të mbrojtur LRE nga sulmi i baltës që kishte nisur kundër nesh.
Telefonata ime është shenjë miqësie, sinqeriteti dhe besimi nga ana ime ndaj Lul Fuksit.
Ku ta dija unë që ai më përgjonte?
As më shkonte ndër mend që miku, shoku, vëllai dhe bashkëpunëtori im më i ngushtë do të më përgjonte..
E çfarë është historia e atij përgjimi???
Ne çdo vit paguanim qeranë e zyrës sonë.
I gjithë komuniteti ynë bënte kontribut dhe mbledhje fondesh për pagesën e e qerasë së asaj zyre.
Qeraja ishte 7100 euro.
Ne se bashku me Lulin dhe bashkëpunëtorë të tjerë kishim folur për shpenzime mujore të zyrë të cilat shkonin rreth 300 - 350 euro.
Çfarë ishin këto shpenzime mujore?
Ujë, drita, kancelari, bojë kompjuteri, internet, etj…
Kësisoj ne kishim rënë dakort që do ta rumbullakosnim shifrën e do ti kërkonim komunitetit tonë jo 7100 euro por 11 mijë euro.
Bëjeni llogarinë:
11 mijë euro - 7100 euro = 3900 euro.
3900 euro : 12 muaj = 325 euro në muaj.
Ja për kaq e për këto shifra bëhej fjalë.
Kaq.
Dhe a e dini se Lul Fuksi ishte njeriu i cili personalisht bënte çdo vit kontratën dhe pagesën e qerasë së zyrës???
Po po, vetë Përgjuesi im, vetë Lul Fuksi bënte vetë personalisht, çdo vit kontratën dhe pagesën e qerasë së zyrës…
Tani, pse duhej të më përgjonte ky mua kur ky Lul Fuksi ishte vetë njeriu që bënte kontratën dhe pagesën e qerasë së zyrës, nëse nuk ishte spiun i infiltruar me skenar që në fillesat e LRE, nga Regjimi Rama - Berisha???
Dhe në fund, a e dini kush ishin 7 Llumatorët?
3 prej tyre kishin ikur nga LRE që në 26 prill 2021, të nesërmen e zgjedhjeve, sapo e panë që LRE nuk kapi asnjë mandat.
Vetëm 2 njerëz kanë qenë realisht në LRE.
Kordinatori i LRE për Londrën i cili ishte edhe organizatori i gjithë skenarit të “rrethimit, baltosjes dhe llumit mbi Arian Galdinin”..
Si edhe vetë shoferi i famshëm i pabesisë së 19 gushtit 2022, vetë njeriu që më çoi pabesisht në pengmarrje ku Banditët e Lezhës më gjakosën për orë e orë të tëra.
Vetëm këta të dy ishin me LRE deri në 19 gusht 2022.
Pas asaj nate 19 gusht 2022, çuditërisht, të dy këta, në vend që të solidarizoheshin me Kryetarin e tyre e me mikun e tyre të gjakosur nga Banditët e Lezhës, papritmas këta të dy zbuluan se Arian Galdini i paska mashtruar e vjedhur…
E këta të nisën e filluan fushatën virtuale në rrjetet sociale kudo e ngado duke hedhur baltë mbi gjakun tim.
Nuk pritën as të më thaheshin plagët…
As minimumin e njerezillikut nuk patën.
Ia nisën me baltë e shpifje mbi gjakun tim sepse donin me çdo kusht ta mbulonin gjakun tim me baltën e shpifjet e tyre…
Dhe çfarë bënë këta të dy?
Kordinatori i Londrës thirri ata 3 të ikurit që në 26 prill 2021.
2 prej tyre i kishte edhe punëtorë ndërtimi e u jepte punë në kompaninë e vetë të ndërtimit në Londër.
Thirrën edhe një Punëtor Shtepi Bari që punonte prapë për Kordinatorin.
Dhe ky Shoferi i 19 gushtit, thirri një Levanak që e kishte mik e punëtor të vetin.
Edhe ata 7 veta mezi i sajuan për ate Fiks Fare që u bë Fuks Fare…
Dhe Redaksia e Fiks Fare, nuk i pyeti kurrë këta, se kush janë, çfarë janë, a kanë ndonjë njohje a lidhje me Arian Galdinin, a kanë ndonjë letër a dokument a provë, a fakt..
Joooo.
Fiks Fare e Top Channel u dha plot 45 minuta në ekran kombëtar.
Pikërisht për të bërë këtë luftë që vazhdojnë e bëjnë çdo ditë kundër emrit tim e kundër meje e kundër LRE.
Ia dolën në 4 vite me atë luftë balte, e me atë Fiks Fare e me Top Channel, që të na rrëzojnë, copëtojnë, thyejnë, mpakin, demoralizojnë, përçajnë e zhysin 7 pash nën dhe.
Po, ia dolën.
Sot jo më.
Sot, nuk ka më shanse të na rrëzojnë më sepse koha i ka thënë të vërtetat.
E vërteta është para syve tanë..
E vërteta flet vetë…
Ata 7 - 8 llumatorët e Fiksit janë të gjithë të strehuar politikisht dhe kanë funksione drejtuese disa prej tyre në Partinë e Profilaktik Lapajt…
Ata 7 - 8 llumatorët e Fiks Fare e madje edhe ai banditi i Lezhës, janë aty mikrofonarë, folës e truproja të mikrofonit të FlaBingove…
U them FlaBingo se nuk kanë qenë kurrë e nuk do jenë kurrë Flamingo..
Ata janë FlaBingo se menduan se u ra bingoja të kapin ça të kapin…
Dhe çuditërisht, mediat e Irfan Hysenbelliut FlaBingos, sa herë flasin këta Llumatorët e Fiks Fare, mediat e Irfanit i bëjnë lajme të veçuara…
Se dihet lidhja e veçantë e Irfanit me Profilaktik Lapajn…
E megjithatë çfarëdo që bëjnë këta, unë e di që Pronarët e tyre të vërtetë janë Rama dhe Berisha.
E di.
Dhe sikurse e kam ndarë mendjen që në 24 tetor 2020 se Arian Galdini dhe LRE do jenë alternativa më e qartë e më e pastër e më e vërtetë, kundër Regjimit të Klubit të Plaçkaxhinjve Rama - Berisha, sot jam edhe më i vendosur që me Rinisjen të jemi alternativa që fiton mbi ta.
Nuk më bëni dot pis, nuk më mbuloni dot me baltë e shpifje.
Jam këtu.
Jam Arian Galdini.
Kush ka dëshirë të përballet e ballafaqohet me mua, nr im cel është : 0684060131
E më gjeni në të njëjtën zyrë çdo ditë që prej 24 tetorit 2020.
19 gushti 2022 e gjakosi Galdinin dhe LRE.
21 gushti 2021 ishte Marshimi i Dinjitetit që synuan ta ndalnin 1 vit më pas me gjak.
21 gushti 2026 do ta rikthejë Galdinin dhe Rinisjen si alternativën e pastër e të sinqertë dhe të vërtetë për një Shqipëri të Transformuar.
Arian Galdini





Comments