Atdheu nuk na është lënë vetëm për ta trashëguar..

Nga Arian Galdini
Ka ardhur koha që Rinisja të rritet jo vetëm me njerëz, por me përgjegjësi.
Kemi hapur fushatën e anëtarësimeve dhe rianëtarësimeve.
Po nisim takime e bashkëbisedime kudo ku shqiptarët duan të ulemi pranë njëri-tjetrit, në qytete e fshatra, në lagje, familje, kafene, vende pune, në Shqipëri dhe në diasporë.
Sepse besojmë diçka të thjeshtë.
Atdheu nuk është vetëm ajo që kemi marrë prej të parëve.
Është edhe ajo që kemi detyrimin t’u dorëzojmë fëmijëve tanë.
Një e djathtë që harron njeriun humbet shpirtin.
Një komb që humbet familjen humbet të ardhmen.
Një ekonomi që pasuron pak njerëz duke zbrazur vendin nuk mund të quhet sukses.
Një shtet që kërkon bindjen e qytetarit përpara se t’i japë të drejtën, ka harruar kujt i shërben.
Rinisja dëshiron të bashkojë pikërisht ato që politika i ka ndarë, lirinë me përgjegjësinë, pronën me punën, familjen me të ardhmen, shqiptarinë me Perëndimin, traditën me guximin për të ndërtuar të renë.
Më 24 tetor 2026, LRE mbush gjashtë vjet.
Nuk dua ta kremtojmë duke parë vetëm rrugën që kemi bërë.
Dua të mbërrijmë atje duke parë njerëzit që po vijnë.
Nëse beson se Shqipëria mund të bëhet më e denjë për fëmijët e saj, afrohu.
Takohemi. Bisedojmë. Njihemi. Edhe kundërshtohemi.
Pastaj, aty ku lind besimi, punojmë së bashku.
Sepse e nesërmja nuk trashëgohet vetvetiu.
Ajo përgatitet nga njerëzit që marrin përgjegjësi sot.
Për takime, bashkëbisedime dhe anëtarësim:
📩 Inbox në Facebook
📞 068 406 0131
Arian Galdini
Rinisja 🇦🇱





Comments