top of page

Befasohem shpesh herë…


Befasohem shpesh herë me faktin sesi, sapo unë postoj diçka me pyetje apo me problematika mbi personazhe politikë a parti politike të vjetra apo të reja, menjëherë turren “qytetarë” të thjeshtë e sigurisht edhe një ushtri me profile fallco callcenterash që u bëjnë avokatinë këtyre “Ëngjëjve” të Politikës Shqiptare…


Ankohen papushim çdo ditë kundër padrejtësive e kundër “hajdutëve e mafiozëve” politikë siç i quajnë ata vetë, por gjithmonë në fund fare, hallin e kanë që te shajnë e mallkojnë gjithë të tjerët “përveç hajdutit e mafiozit” me të cilin këta janë…


Duket sikur hallin e kanë të fitojë “hajduti e mafiozi” me të cilin janë këta, sepse gjithmonë “hajduti dhe mafiozi ynë” është shenjtor…


Të ligj e të poshtër e të mallkueshëm janë gjithë të tjerët, madje edhe të mençurit, të diturit, të ndershmit, të papërlyerit që nuk janë me “hajdutin e mafiozin tonë”…


Nuk ka rëndësi sa dije, urtësi, nder e vlera ke.


Po nuk je me “hajdutin e mafiozin tonë”, je armik, je kot, je i pazoti, je dështak, e ke gjithë të këqijat…


Madje po ngrite pyetje e po denoncove apo shtrove problematika për “hajdutin e mafiozin tonë”, meriton gjithë sharjet e mallkimet e dynjasë..


Ec e jepi dum kësaj Shqypanie…

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page