Disa ditë janë si provime pa paralajmërim
- Arian Galdini

- Oct 1
- 1 min read

Disa ditë janë si provime pa paralajmërim.
Nuk të kërkojnë të bësh diçka.
Të kërkojnë të mos harrosh kush je, as përballë zhgënjimeve, as përballë tundimeve.
Kur të tjerët kërkojnë qartësi në zhurmë, ti ruaje kthjelltësinë në vetvete.
Sepse jo çdo betejë fitoret i mat me rezultatin në letra.
Ka fitore që maten me sa pak je ndryshuar nga ajo që doje të jetoje.
Ka njerëz që shfaqen si të fortë sepse ulërasin.
Ka të tjerë që mbijetojnë pa u dëgjuar, dhe janë të vetmit që nuk janë mundur.
.png)










Comments