Disa njerëz
- Arian Galdini

- Sep 19
- 1 min read

Disa njerëz janë si dritë që nuk vjen nga dritaret, por nga mënyra se si ecin, si ndihmojnë, si rrinë pranë të tjerëve pa kërkuar asgjë.
Nuk flasin me zë të lartë, nuk kërkojnë duartrokitje, nuk udhëzojnë me gisht.
Ata e jetojnë të mirën pa e shpallur, e ndajnë pa e peshuar dhe e përhapin pa e kuptuar.
Në një botë ku gjithçka bëhet për t’u parë, për t’u dëgjuar, për të marrë vëmendje, ndoshta më i rrallë është njeriu që mbetet i qetë dhe i vërtetë, pa nevojë për dritë tjetër, sepse vetë është dritë.
Nëse arrijmë të jemi të tillë, edhe për pak çaste, e kemi ndriçuar një cep të botës që s’e dinte se e donte pak dritë.
.png)










Comments