Disa rrugë nuk të çojnë larg, por të çelin brenda
- Arian Galdini

- Oct 20
- 1 min read

Disa rrugë nuk të çojnë larg, por të çelin brenda.
Jo çdo arritje matet me suksesin në sy të të tjerëve. Ka arritje që ndodhin kur sheh më qartë se kush je, çfarë nuk pranon të bëhesh, dhe çfarë je gati të humbasësh për të mos humbur veten.
Në thellësi të njeriut që rri i qetë në mes të ftesave për të devijuar, lind një dritë që s’duket, por ndriçon gjithçka.
Ajo dritë nuk e vjen nga jashtë, por nga thellësia e një besimi që nuk kërkon prova, sepse është bërë themel.
Javë të mbarë e të bekuar të gjithëve🙏🫶
.png)










Comments