top of page

Drejtuar Milicit Virtual të Vrerit…



I dashur Milic Virtual i Vrerit që i shërben PS - PD, Rama - Berisha e që ke 1 muaj që maskohesh si “Flamingo”,


E di që “Pronarët e tu”, pasi u përpoqën të më shpallin me baltën, shpifjet e sajesat e tyre, “trafikant droge”, “burgaxhi”, mbiemërndryshues për të fshehur të shkuarën kriminale, hajdut e mashtrues emigrantësh, hajdut kuotash e i fondeve të partisë sime, këshilltar, ofiqar, këlysh të Ramës, Soros, Veliaj, Berisha, Nano, Meta, s ku e di unë çfarë fëlligështie tjetër kanë shpikur ata, tani kanë 2 ditë që kanë nisur me linjën e re të komenteve:


Galdini egoist, egoizmi i Galdinit, Galdini dhe egoizmi i tij, egoizmi, egoizmi, egoizmi….


Por më lexoni:


Egoja ime nuk ka asnjë rëndësi.

Prokura juaj ka.

Mos u merrni me egon time.

Tregoni mandatin tuaj.

Egoist është ai që flet në emër të qytetarit pa e pyetur qytetarin.

Unë flas modestisht e vetëm në emrin tim.


Egoja ime nuk e merr qytetarin hua.

Mikrofoni pa mandat po.


Egoja ime nuk ka firmosur asnjë deklaratë në emër të sovranit.


Kush e firmosi tuajën?


Unë flas në emrin tim.


Kush ju dha juve të drejtën të flisni në emër të qytetarit?


Unë flas në emrin tim.


Ju më tregoni në emër të kujt flisni ju e kush flet në emrin tuaj në sheshe e tribuna, në foltore e media, në Institucione e Bulevard???


Egoja ime nuk është çështje publike.


Mandati i atyre që flasin në emër të qytetarit është.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page