E di që në Shqipëri, kur thua e shkruan të vërtetën, të shajnë e mallkojnë të gjithë…

E di që kur ti këmbëngul gjithësesi ta thuash e shkruash të vërtetën, do të të shpallin armik, e do të të shajnë, baltosin, mallkojnë, kërcënojnë të gjithë…
E kjo është e natyrshme…
Sepse Ata që Luajnë e Luftojnë në fushë kanë 2 Ushtri…
Secila Ushtri është e Stërmadhe, të dyja Ushtritë bashkë janë Shumica Dërrmuese…
Kur krijohen e prodhohen e laboratorizohen “ngjarje”, “fakte”, “zhvillime”, “revolucione”, “protesta”, “beteja”, “revolta”, sigurisht që menjëherë do të kemi gati logjistikën, organizimin, mediatizimin dhe propagandën për të krijuar “Ushtrinë e Idealistëve” që besojnë tek “Përmbysja”, por vetvetiu përballë tyre do të krijohet edhe “Ushtria e Pushtetit” që vendoset kundër “Përmbysjes”…
Të dyja “Ushtritë” ngrenë propagandën e i administrojnë ngjarjet që të kenë “histori”, “sakrifica”, “prova”, “fakte”, “heronj”, për të motivuar e fuqizuar moralin dhe numrat e “Ushtrive Respektive”…
Ngjarjet, filmohen, fotografohen, ndodhin, shkaktohen, pësohen dhe ditë pas dite, “e vërteta”, humbet nën interpretimin dhe arsyetimin e “ngjarjeve” e “sakrificave” e “heroizmave”…
Dua të them, se unë as e vë në diskutim fare, e nuk e kam vënë kurrë në diskutim, faktin se aty në Bulevard e në Sheshet e Rrugët e Tiranës, ka njerëz që po besojnë e sakrifikojnë realisht e vërtetësisht…
Secili prej tyre ka nderimin e respektin e dashurinë time të sinqertë…
E megjithatë, ata janë ngjarja, ngjarjet dhe “ditari i një lufte” që po ndodh, e nuk janë aspak “përmbajtja dhe e vërteta”…
E vërteta është fshehur nga “shumësia e ditëve”, kohëzgjatja, dhe nga “shumësia e ngjarjeve dhe heroizmave e sakrificave”…
Pa i mohuar, madje duke i nderuar e respektuar të gjitha sakrificat e qëndresën e çdo qytetari që ka besuar, e ende beson tek “Ushtria” ku bën pjesë, unë kam vendosur të mbaj sytë e mendjen e qëllimet e mia tek e vërteta përmbajtësore.
E di, që adrenalina e përfshirja në “luftë” e bën të pamundur, kuptimin dhe mirëkuptimin e gjithçkaje që unë shkruaj e them, dhe e di që të gjithë ata që janë sot ose në fushëbetejë duke sakrifikuar, por edhe ata që besojnë verbërisht, sot e si çdo ditë në këto mbi 5 muaj, do më shajnë e mallkojnë mua e do më shpallin “Armik”.
E di…
Nuk e ndryshoj dot këtë…
Sidoqoftë as kam ndërmend të mbyll gojën, e as të mbyll sytë e veshët…
Do them e shkruaj papushim të vërtetën sipas meje.
Pa ia imponuar askujt e pa pretendimin se e vërteta ime është e vërteta absolute…
Këmbëngul, me gjithë forcën time, këmbëngul të shkruaj e them se:
Flamingot janë Mashtrimi i Madh.
Revolucioni është Mashtrimi i Madh.
Studentët janë Mashtrimi i Madh.
Revolta Studentore është Mashtrimi i Madh.
Rinia në Revoltë e Revolucion, është Mashtrimi i Madh…
Nuk ma as Revolucion, as Protesta, as Revolta, as Rini, as Studentë, asgjë…
Është Teatër i Madh i Regjimit Rama - Berisha, që në fund të dalin të fituar e përfitues Rama e Berisha.
Është Mashtrimi më i madh në 36 vite…
Është edhe Katovica e Vjetër që po bën Katovicën e Re…
Koha do ti vërtetojë ose shuajë njëherë e përgjithmonë fjalët e mendimet e mia dhe të vërtetat e mia..
Ndaj le tia lëmë kohes e mos ta kthejmë në debat kot..
Tani që flas e shkruaj, më shani e mallkoni çdo ditë prej më shumë se 5 muajsh, dukë më konsideruar armik, dekurajues, e gjithëfarësoj marrëzie…
Po të kisha zgjedhur të heshtja, e të bëhesha “i zgjuar e oportunist”, nëse koha do vërtetonte mendimet e mia e të vërtetat e mia, prapë do më shanit e mallkonit, duke më thënë: e pse s’fole atëherë ti???
Kështu që, gjithësesi, ju të “Ushtrive” do më shani e mallkoni edhe sikur tju jap akullore e petulla falas…
Ndaj më mirë të jem vetvetja e të luftoj për ndërgjegjen time…
Kaq





Comments