Teatri i Madh…

Mirëmëngjesi🇦🇱🫶🙏
Sikurse ju kam thënë e shkruar çdo ditë, e sikurse e kam ritheksuar në postimet e mia me tekstet e videot e djeshme dhe pardjeshme:
Çfarë po ndodh në Tiranë prej 5 muajsh e më shumë, është Mashtrimi më i Madh që po u bëhet shqiptarëve nga Ata që e kanë marrë Pushtetin në 1944, e ende janë “Të Njëjtët” në Fuqi, ndonëse me emra e forma të tjera…
Në vitin 1990 me “Revolucionin Studentor” na e “mbështollën” me “Katovicën e Vjetër”, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha dhe Sigurimi i Shtetit por edhe Shërbimet Sekrete Fqinje e Rajonale…
Nëse “Atyre të 1944” iu deshën 46 vite për ta përmbyllur ciklin e tyre kriminal në Pushtet kundër shqiptarëve, këtyre të Katovicës së Vjetër, pra “Katovicarëve të 1990”, iu deshën 36 vite për ta arritur limitin e tyre të Pushtetit Kriminal..
Ndaj “Këta Katovicarët e 1990”, po përgatisin Katovicën e Re, që të na grabisin edhe 26 vitet e ardhshme…
Nuk ka Revolucion, nuk ka Flamingo, nuk ma Studentë, nuk ka Protesta, nuk ka Revoltë…
Ka vetëm Teatër Masiv me investim madhor për tua “mbështjellë” përsëri shqiptarëve me Mashtrimin më të Madh pas 1990…
Prandaj, mos i besoni këto lojëra, se u infiltruan këta apo ata, apo PD do të vjedhë a sabotojë Protestat, e bla bla bla…
Janë të gjitha “shkarpa” për zjarrin e Mashtrimit të Madh..
Nuk kanë çtë vjedhin askush, e asnjëri, se aty nuk ka asgjë për të vjedhur.
Nuk kanë çtë sabotojnë a prishin askush, e asnjëri, se aty nuk ka asgjë për të sabotuar a prishur.
Është Teatër i Madh…
Janë lojëra…
Nuk ka çtë vjedhë e sabotojë Berisha me Ramën, sepse ata e kanë nisur e administruar e do ta përfitojnë vetë këtë Teatër e Mashtrim të Madh…
Jua kam thënë që ditën e parë, që kur nisën “FlaBingot”, se gjithçka po bëhet për me nxjerrë më të fortë Ramën e Berishën e për të prodhuar Katovicën e Re…
Koha do ta dëshmojë..
Kaq





Comments